Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës nga radhët e komuniteteve pakicë, kryesisht ata serbë, por edhe boshnjakë, vazhdojnë të kenë presione nga autoritetet e Serbisë për shkak të përfshirjes së tyre në këtë forcë.
Sikur edhe në vitin e kaluar edhe sivjet, janë shënuar raste, në të cilat pjesëtarët e FSK-së, që kanë kaluar kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, janë ndaluar dhe janë marrë në pyetje nga organet serbe.
Zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes thanë për Radion Evropa e Lirë se ky presion është duke vazhduar, duke i cilësuar si të papranueshme sjelljet e tilla të autoriteteve serbe.
Ibrahim Shala, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes, tha se Serbia po vazhdon të bëjë presion mbi pjesëtarët e komuniteteve pakicë që janë pjesë e FSK-së dhe nuk po lejon, sidomos qytetarët serbë, të përcaktohen për punën dhe jetën e tyre.
“Fatkeqësisht, duhet ta pranojnë se qëndrimi i Serbisë nuk ka ndryshuar fare karshi pjesëtarëve të FSK-së. Është qëndrimi i njëjtë. Ajo, sa herë i vjen në shteg, i merr në pyetje pjesëtarët e FSK-së dhe u bën presion atyre për shkak të pranisë dhe aktivitetit të tyre në FSK”, tha Shala.
Javën e kaluar, dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak, ishin ndaluar nga autoritetet serbe në vendkalimin kufitar me Serbinë, në Jarinë, ku ishin marrë në pyetje, përkatësisht ishin ndaluar për një bisedë informative.
Njohësi i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, tha për Radion Evropa e Lirë se kërcënimet e vazhdueshme nga Serbia për pjesëtarët e komuniteteve serbe e të tjera, janë të dëmshme dhe shumë neveritëse.
“Kjo është për keqardhje. Unë nuk gjej ndonjë fjalë të them, po ky është një racizëm, një politikë e cila është vazhdimësi e politikës së vjetër ‘millosheviqiane’. Kjo është për keqardhje jo vetëm për Kosovën, por në përgjithësi për kohën moderne ku po jetojmë”, theksoi Kastrati.
Më shumë se 70 pjesëtarë të komunitetit serbë që kanë qenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), sipas autoriteteve në Prishtinë, kanë braktisur radhët e kësaj Force pas trysnive të shumta të raportuara ndaj tyre, përmes qarqeve të caktuara në Serbi.
Përfaqësuesit më të lartë politikë në Beograd kanë deklaruar se nuk do të donin që t’i shihnin pjesëtarët e komunitetit serb si pjesë të FSK-së, sidomos tani, kur kjo forcë po kalon në fazën e tranzicionit në Ushtri të Kosovës.
Ndryshe, autoritetet në Kosovë, kanë nisur fazën e zbatimit të ligjeve për transformimin e FSK-së në Ushtri.
Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka ndërruar tashmë emrin në Ministri të Mbrojtjes, me çka edhe zyrtarisht ka nisur procesi i zbatimit të ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Kosovës.
Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ka vlerësuar se formimi i Ministrisë së Mbrojtjes, paraqet një ditë të veçantë në procesin e tranzicionit.
“Zyrtarisht, nga sot (21 janari)është dita e parë kur fillon procesi i tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës”, theksoi ai.
Kësaj force është thënë se do t’i nevojitet një periudhë kohore prej 10 vjetësh për t’u transformuar në Ushtri me kapacitete të plota. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala, tha se hapat e tranzicionit do të bëhen duke respektuat të gjitha proceduarat ligjore në kohë të paraparë.
“Gjithçka do të jetë në bazë të ligjeve të reja. Aktivitetet do të shkojnë duke u zhvilluar në bazë të planit të tranzicionit që është planifikuar më parë. Ka një plan afatmesëm dhe një tjetër afatshkurtër, i cili do të zbatohet, sidomos për 120 ditët e para që do të shkojë gradualisht e duke u përshtatur edhe emërtimet, administrata, rregulloret dhe gjithçka tjetër që lidhet me ndryshimin e ligjeve”, sqaroi Shala.
Ndërkohë, njohësi i çështjeve ushtarake, Kadri Kastrati, shpjegon se pas ndryshimeve të para që do të ndodhin në Ministrinë e Mbrojtjes, procesi do të vazhdojë edhe në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së.
“Ky është një proces që do të zgjasë deri në 10 vjet. Por, në këtë vit nuk do të ketë diçka të madhe, do të ketë punësim civil, pasi që ministria do të ketë staf më të madh sesa që e ka pasur deri tani. Por, sa i takon forcës ushtarake, këtë vit veç ristrukturimit të Shtabit të Përgjithshëm, unë nuk shoh që do të ketë ndonjë lëvizje tjetër”, theksoi Kastrati.
Procesi i transformimit, pritet të kalojë përmes zbatimit të tri ligjeve tashmë të miratuara nga Kuvendi i Kosovës, ku bëjnë pjesë, Ligji për Ministrinë e Mbrojtjes, ai për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligji për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Buxheti aktual, konsiderohet i mjaftueshëm për fillimin e procesit të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë ushtarake.
Pavarësisht kostos, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, tashmë kanë deklaruar se ka bazë të mjaftueshme financiare për të ecur tutje me transformimin e FSK-së. Sipas tyre, brenda 10 vjetësh, sa është paraparë të marrë kohë ky proces, nga buxheti i Kosovës do të arrihet të sigurohen mjetet financiare.
FSK-ja, aktualisht numëron 2,500 pjesëtarë të rregullt dhe 800 rezervistë. Ky numër, pas ndërrimit të mandatit, do të dyfishohet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kryesuesi dhe anëtarët e KQZ-së presin në takim Misionin Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025