LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Skënderbeu hero i porosive për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e popullit shqiptar

Haradinaj: Skënderbeu hero i porosive për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e popullit shqiptar

Kryeministri, Ramush Haradinaj, mori pjesë në promovimin e librit “Portrete të Skënderbeut gjatë shekujve”, të autorit Luan Tashi, ngjarje kjo e organizuar nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit, që u mbajt në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë.

Haradinaj me këtë rast  tha se janë takuar në këtë ngjarje nën simbolikën e përmbylljes së Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, duke theksuar se ndjehet i lumtur që pas kaq shumë vitesh një bashkëkombës i tij ka arritur t’i bashkojë në një vepër portretet e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit –Skënderbeut.

Duke e vlerësuar figurën e Skënderbeut, Haradinaj tha se Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, është një hero jo vetëm i përmasave kombëtare, por një hero i porosive shumë të vlefshme për të kaluarën, të tashmen, por edhe i porosive për të ardhmen tonë, si komb dhe si shqiptarë në Ballkan.


Më tej, tha se çdokush që do ta ketë në prani këtë libër nuk do të mund të kalojë pa mbresa për heroin tonë.

“Portrete të Skënderbeut gjatë shekujve”
Lexo po ashtu “Portrete të Skënderbeut gjatë shekujve”

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Haradinaj tha se si fëmijë ka lexuar veprën e Marin Barletit, por edhe vepra të autorëve të huaj të shkruara për Skënderbeun.

“Tani heroi ynë na vjen në mënyrën vizuale. Diçka që kemi pas rast me pa në sekuenca ose pjesshëm, të gjithë ne kemi mundur t’i kemi disa pamje të heroit tonë, nga një shtatore, nga një portret, nga një pikturë, nga një përshkrim, që i kemi të ngulitura në mendje, që secili prej nesh është në gjendje me i dhënë përshkrimet për krye-heroin tonë, por tani i kemi të gjitha bashkë në mënyrë vizuale, për ne të rriturit, për fëmijët tanë të cilët në kohën e teknologjisë së avancuar do ta kenë shumë më të lehtë t’i memorizojnë”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se sot nuk ka zgjedhë me fol se sa e madhe ka qenë vepra e krye-heroit, por t’ju thotë faleminderit të gjithë bashkëkombësve, që me kaq besnikëri e ruajnë dhe e vlerësojnë veprën e krye-heroit tonë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Profesori i Fakultetit të Filozofisë, recensent i librit Astrit Salihu, tha se ajo që i bën përshtypje në këtë vepër është se kjo faktografi e memorizuar evropiane do të mbetet për shekuj me radhë në qytetet e fortifikuara evropiane.

Për librin folën edhe Bujar Vani, skulptor nga Shqipëria dhe studiuesi i Periudhës së Mesjetës, profesori Gjon Berisha.

Ndërsa, autori i librit “Portrete të Skënderbeut gjatë shekujve”, Luan Tashi, falënderoi kryeministrin Haradinaj dhe të gjithë ata që kanë bërë të mundur botimin e librit, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori