LAJMI I FUNDIT:

Veseli ngushëllon Nexhat Dacin për vdekjen e djalit nga orteku i borës në Brezovicë

Veseli ngushëllon Nexhat Dacin për vdekjen e djalit nga orteku i borës në Brezovicë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e zëvendësministrit Arian Daci, në Brezovicë.

Përmes rrjetit social Facebook, Veseli ka thënë se lajmi për vdekjen e djalit të Akademik Nexhat Dacit është tejet pikëllues.


Djali i Nexhat Dacit, Ariani është viktima e ortekut në Brezovicë
Lexo po ashtu Djali i Nexhat Dacit, Ariani është viktima e ortekut në Brezovicë

“Lajm tejet pikëllues vdekja e Zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, në fatkeqësinë e ndodhur sot në Brezovicë.

Ardian Bakalli është personi që u shpëtua nga orteku në Brezovicë
Lexo po ashtu Ardian Bakalli është personi që u shpëtua nga orteku në Brezovicë

Në emrin tim dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime Akademik Nexhat Dacit dhe familjes së tij për humbjen e birit të tyre”, ka shkruar Veseli./Telegrafi/