LAJMI I FUNDIT:

Matt LeBlanc: Fansat akoma më njohin si Joey

Matt LeBlanc: Fansat akoma më njohin si Joey
Matt LeBlanc (Foto: Noam Galai/Getty Images for Tribeca Film Festival/Guliver)

Edhe 15 vjet pas përfundimit të serialit “Friends”, Matt LeBlanc akoma njihet si karakteri i tij, Joey Tribbiani.

Aktori amerikan u bë i famshëm pikërisht me serialin e popullarizuar televiziv, i cili është transmetuar gjatë viteve 1994-2004, prandaj ai identifikohet pikërisht me atë rol.


Matt LeBlanc në rolin e Joey Tribbianit (Foto: Warner Bros. Television/Getty Images/Guliver)

Për më shumë, 51-vjeçari ka thënë me shaka se të rinjtë që e shikojnë tash serialin, mendojnë se LeBlanc është babai i Joey Tribbianit.

“Para disa vitesh, isha duke ecur rrugës dhe një fëmijë mu afrua dhe më tha se dukem si babai i Joeyt. I thashë: ‘Ik!’, sepse këtë do ta thoshte një i moshuar”, ka thënë aktori.

Lajmet për Matt LeBlanc
Lexo po ashtu Lajmet për Matt LeBlanc

Ai ka treguar po ashtu, se derisa punonte në një emision në radio para disa muajsh, një person i ishte afruar dhe e kishte thirrur Joey.

Protagonistët e serialit “Friends”: David Schwimmer (Ross Geller), Courteney Cox (Monica Geller), Jennifer Aniston (Rachel Cook), Matthew Perry (Chandler Bing), Matt LeBlanc (Joey Tribbiani) dhe Lisa Kudrow (Phoebe Buffay) (Foto: Warner Bros. Television/Getty Images/Guliver)

“E imitonte Joeyn nga seriali dhe ashtu më përshëndeti. U befasova që seriali akoma po sillet përreth”, ka theksuar Matt.

Komiku ka thënë se i pëlqen fakti që seriali është i veçante dhe nuk ka një publik të caktuar, dhe se mund të shikohet në çdo kohë.

“Duket se gjithmonë do të jetë një gjeneratë e re, e cila do ta shikojë atë serial dhe do të identifikohen me problemet, me të cilat kemi kaluar në serial. Mendoj se është një serial i shkëlqyer, jam krenar për të dhe suksesin që ka arritur”, ka deklaruar LeBlanc. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Egzona Shigjeqi
Kalo në kategori