Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, së bashku me shefen e Zyrës së BE-së/ Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi, kanë hapur sot punëtorinë për Ligjin e ri për Kompetencat e Zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale, mbështetur nga projektit i BE-së: “Mbështetje e vazhduar institucioneve të Kosovës në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm”.
Punëtoria, e cila është pjesë e Agjendës “Drejtësia 2020”, sipas ministrit Tahiri, iu mundëson organeve ligj-zbatuese kuptimin sa më të mirë të normave ligjore që atyre iu janë vënë në dispozicion për ta luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Ministri Tahiri ka theksuar se konfiskimi i pasurisë së fituar me vepër penale ka qenë një ndër pikat më të dobëta të institucioneve, e kritikuar edhe në tri Raporte për Vendin të Komisionit Evropian, andaj dhe është punuar së bashku me BE-në në përmirësimin e legjislacionit dhe mekanizmave të nevojshëm për adresimin e kësaj çështje.
“Tashmë Republika e Kosovës ka arrit të ketë një bazë ligjore, e cila hetuesve dhe prokurorëve tanë ju jep mundësi dhe instrumente shtesë, që do ta nxjerrin shtetin tonë më mirë në ranglistën e shteteve që kanë pasur sukses në konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale. Padyshim, mbi të gjitha si qytetar i këtij vendi, presim që viti 2019 të jetë vit që do të jap rezultate shumë më të fuqishme sesa vitet më parë” ka thënë ministri Tahiri.
Ministri Tahiri ka potencuar se në kuadër të Agjendës “Drejtësia 2020”, do të mbikëqyret zbatimi i këtij ligji, meqë rritja e numrit të gjyqtarëve, prokurorëve, bashkëpunëtorëve profesional dhe e hetuesve, e bënë më efikase luftën kundër krimit e korrupsionit.
“Mendoj që mënyra më e mirë për të dobësuar fuqinë e grupeve kriminale, qofshin në politikë apo në biznes, kudo që janë, është nëse ne arrijmë të konfiskojmë pasurinë e tyre. Jam i bindur se këto grupe do të dobësohen dhe shteti do të dal triumfues karshi tyre” ka theksuar ministri Tahiri.
Në ligjin e ri për Kompetencat e Zgjeruara është shtuar numri i veprave penale për të cilat vlen konfiskimi, është zgjeruar konfiskimi jo vetëm për të pandehurin por edhe për palët e treta nëse nuk janë blerës bona fide të asaj pasurie, si dhe është bërë sistem proporcional në dëshminë e barrës së provës. Sipas ligjit të ri, prokurori duhet të dëshmojë se pasuria e listuar për verifikim është pasuri e të pandehurit, ndërsa i pandehuri duhet të dëshmojë se atë pasuri e ka përfituar me burime të ligjshme, për të cilat duhet të ofrojë prova, në të kundërtën, ajo konfiskohet nga Gjykata, përcjell Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit