LAJMI I FUNDIT:

Mbetet në burg gjyqtari që i kërkojë një nëne ryshfet dhe favore seksuale në Shqipëri

Mbetet në burg gjyqtari që i kërkojë një nëne ryshfet dhe favore seksuale në Shqipëri
Foto: Ilustrim

Apeli i Krimeve të Rënda ka lënë në burg gjyqtarin e Fierit Roland Hysi dhe psikologen Elona Meçani, të përfshirë në një aferë korruptive të publikuar disa ditë më parë në një emision investigativ.

Gjyqtari dhe psikologia që luante rolin e sekseres u arrestuan pas publikimit të denoncimit, ku gjyqtari shfaqej në një video teksa merrte ryshfet dhe i kërkonte favore seksuale një gruaje, që ishte në proces gjyqësor për të fituar kujdestarinë e vajzës.

Gjyqtari merr 500 euro ryshfet dhe favore seksuale për t'ia mundësuar nënës së divorcuar kujdestarinë e vajzës (video)
Lexo po ashtu Gjyqtari merr 500 euro ryshfet dhe favore seksuale për t'ia mundësuar nënës së divorcuar kujdestarinë e vajzës (video)

Ata akuzohen për “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve”, si dhe për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve”.


Gjyqtari Hysi kërkonte hapur favore seksuale si dhe sasi të konsiderueshme parash. Rasti që fundosi Roland Hysin u transmetua me zë dhe figurë në emisionin investigativ “Stop”, ku gjyqtari i kërkonte një nëne seks në këmbim të një vendimi në favor të saj. Situata shkoi deri aty sa në njërin prej takimeve të thirrura nga gjyqtari, ky i fundit i ka kërkuar gruas që ta prekë në pjesë intime.

Pezullohet gjyqtari që i kërkoi favor seksual e para gruas që donte kujdestarinë e fëmijës
Lexo po ashtu Pezullohet gjyqtari që i kërkoi favor seksual e para gruas që donte kujdestarinë e fëmijës

Gruaja e cila jetonte jashtë Shqipërisë ishte kthyer për të ndjekur gjyqin mbi kujdestarinë e vajzës së saj. Ajo do të shprehej për se kishte harxhuar plot 10 mijë euro për gjyqin në fjalë dhe se shpesh herë gjyqtari Roland Hysi i kishte kërkuar marrëdhënie seksuale. Përveçse Hysit u prangos dhe psikologia pranë gjykatës në Fier, shtetasja Elona Meçani, e cila kryente rolin e sekseres kur fjala vinte tek paratë që gruaja duhej t’i jepte gjyqtarit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Lajme
Kalo në kategori