LAJMI I FUNDIT:

​Limaj: Javën tjetër do të procedohet në Kuvend platforma për bisedime me Serbinë

​Limaj: Javën tjetër do të procedohet në Kuvend platforma për bisedime me Serbinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe bashkëdrejtuesi i Delegacionit të Kosovës për Bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj, ka pritur në takim ambasadoren e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad.

Limaj e ka njoftuar ambasadorin për angazhimin e Delegacionit Shtetëror për Bisedimet me Serbinë. Në këtë drejtim, Limaj tha se delegacioni tanimë ka formuar gjashtë komisione të cilat do të merren me temat që do të trajtohen gjatë diskutimeve në Bruksel.

Po ashtu, Limaj e ka njoftuar ambasadorin për takimin që delegacioni do ta zhvillojë javën e ardhshme në Bruksel.


Duke folur për dialogun me Serbinë, Limaj tha se Kosova po demonstron çdo ditë se është për dialog, i cili sjell njohje reciproke mes dy vendeve, anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe hapjen e perspektivës së qartë evropiane për Kosovën, përcjell Telegrafi.

Limaj po ashtu tha se pret që javën tjetër, delegacioni ta procedojë në Kuvend platformën për bisedime me Serbinë.

Në anën tjetër, ambasadori norvegjez ofroi ndihmën e Norvegjisë për Delegacionin Shtetëror të Kosovës, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve, e cila do t’i mbyllte të gjitha temat e hapura mes Kosovës dhe Serbisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Politikë
Kalo në kategori