LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e PSD-së takohen me Apostolovan, diskutojnë edhe për dialogun

Deputetët e PSD-së takohen me Apostolovan, diskutojnë edhe për dialogun

Deputetët e Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, Visar Ymeri dhe Shqipe Pantina kanë zhvilluar sot një takim me përfaqësuesen e BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova.

Në këtë takim është diskutuar për asistencën e BE-së në Kosovë, Ligjin për pagat dhe dialogun me Serbinë.


Kjo është konfirmuar nëpërmjet një postimi në Facebook nga shefi i grupit parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu.

“Me Shqipen e Visarin, në emër të Grupit Parlamentar të PSD-së, takuam Ambasadoren Apostolova dhe përfaqësuesit e zyrës së BE-së në Kosovë. Përveç asistencës së BE-së në Kosovë e cila këtë vit do të përqendrohet në arsim, reformë të administratës, energji (përfshirë edhe ndihmë nga BE në zgjerimin e rrjetit të Termokos), sundim të ligjit, e zhvillim lokal, diskutuam edhe për Ligjin për pagat e dialogun me Serbinë”, ka shkruar Sejdiu.

Ai ka thënë se ndërhyrjet e PSD-së në amandamentet e Ligjit për paga, ka bërë që sipas tij, të reduktohet dallimi mes pagave në sektorin publik.

“Ndërhyrjet e PSD-së në përshpejtimin e amandamentimit dhe votimit te Ligjit për pagat dhe insistimi jonë për ulje të koeficientëve të lartë për krerët institucionalë e përfaqësuesit politik, ka bërë që të reduktohet hendeku i madh mes pagave në sektorin publik, si dhe në rritjen e pagave pë arsim e shëndetësi”, ka shkruar Dardan Sejdiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori