LAJMI I FUNDIT:

Gripi bëhet më agresiv, por nuk ka shpërthim epidemik në Kosovë

Gripi bëhet më agresiv, por nuk ka shpërthim epidemik në Kosovë

Dy persona kanë vdekur gjatë këtij viti në Kosovë si pasojë e gripit. Këtë e kanë bërë të ditur zyrtarë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, sipas të cilëve nga tetori i vitit të kaluar, kur edhe janë paraqitur rastet e para me grip, janë raportuar gjithsej 18,736 raste të dyshuara me grip, 3,233 raste me infeksione respiratorë akute dhe 19 raste me infeksione të rënda respiratorë akute.

Era Pireva, zyrtare për informim në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, tha se rastet me grip janë raportuar nga të gjitha komunat e Kosovës. Numri më i madh i rasteve janë raportuar nga komuna e Prishtinës, Prizrenit dhe Podujevës. Por, siç thotë ajo, ende nuk kalohet pragu që të cilësohet si epidemi.

“Në laboratorët e qendrës kombëtare të gripit janë testuar gjithsej 127 mostra të dyshimta në grip. Prej tyre 19 raste rezultojnë pozitive në Influencën ‘tip A’. Nga Klinika Infektive janë raportuar tashmë dy raste të vdekjeve me grip apo influenca ‘A’. Megjithëkëtë, Instituti Kombëtar nuk sheh tash për tash rrezik të ndonjë shpërthimi epidemik”, tha Pireva.


Ndërkaq, gjatë vitit 2018, si pasojë e gripit kanë vdekur katër persona.

Infektologu Sali Ahmeti duke folur për Radion Evropa e Lirë tha se rreth 30 raste në ditë lajmërohen në Klinikën Infektive për trajtim. Sipas tij, në këtë periudhë kohore kur gripi ka një ngritje epidemike, pritet që ky numër të rritet.

“Ditëve të fundit kemi raste të shtuara të gripit në Klinikën Infektive dhe fatkeqësisht kemi pasur dy raste të vdekjeve. Tash, meqenëse jemi në sezonin e shfaqjes së gripit, mund të kemi raste të shtuara, por që aktualisht kemi gjendje stabile. Pra, nuk ka ndonjë shpërthim të ndonjë epidemie”, tha Ahmeti.

Sidoqoftë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se tashmë janë siguruar sasi të mjaftueshme të vaksinave kundër gripit ku edhe iu bëhet thirrje qytetarët, sidomos atyre në moshë dhe atyre me sëmundje kronike, që të vaksinohen.

Ndryshe, aktualisht thuhet se situata epidemiologjike është nën kontroll sa i përket gripit sezonal, por me gjendjen aktuale klimatologjike që po mbretëron në Kosovë, ekziston mundësia e shtimit të rasteve.

Viruset sezonale vlerësohet se bëhen më agresiv për shëndetin e njeriut, kur ambienti është i papastër.
Kosova është radhitur nga mekanizmat ndërkombëtarë në nivelin më të ulët të standardeve mjedisore në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë.

Përkeqësimin e nivelit të cilësisë së ajrit, sidomos në Prishtinë, e kanë përmendur edhe zyrtarë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Qeverisë së Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori