LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet gjykimi për rastin “Titanik 2”, para muajit mars pritet aktgjykimi

Shtyhet gjykimi për rastin “Titanik 2”, para muajit mars pritet aktgjykimi

Sot në Gjykatën Penale ka vazhduar gjykimi për rastin e PSP-së “Titanik”, ndërsa për shkak të analizave shtesë rreth dëmit të shkaktuar nga rivotimi në një vendvotim në Strumicë në zgjedhjet lokale të vitit 2013, seanca e sotme u anulua.

Prokuroria dhe mbrojtja në seancën e sotme diskutuan rreth dëmit, ndërsa gjykata vendosi që të bëhen hetime shtesë dhe të konfirmohet dëmi i shkaktuar nga rivotimi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më 8 shkurt PSP do të thotë fjalët përfundimtare, ndërsa më 15 shkurt mbrojtja. Deri atëherë prokurorët dhe avokatët e tyre do të kenë kohë që të bëjnë hetimet për dëmin nga rivotimi.


Ndërsa pas fjalëve përfundimtare të Prokurorisë dhe mbrojtjes, më së voni deri në mars pritet që të shpallet edhe aktgjykimi për këtë rast.

Ndryshe, të akuzuar në lëndën “Titanik 2” janë ish-shefi i DSK-së Sasho Mijallkov, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, si dhe ish-anëtarët e KSHZ-së Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Srcev.

Sipas aktakuzës së PSP-së, Mijallkov dhe Thaçi janë marrë vesh dhe kanë arritur që në mënyrë ligjore të anulojnë votimin në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Strumicë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori