LAJMI I FUNDIT:

Komunikacioni në Maqedoni, ulet dukshmëria në rrugën Tetovë-Gostivar

Komunikacioni në Maqedoni, ulet dukshmëria në rrugën Tetovë-Gostivar

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër korsi të lagura, ndërsa në disa vende ka mbetje të borës.

Për shkak të paraqitjes së mjegul.lës në aksin rrugor Tetovë-Gostivar është ulur shikueshmëria nga 50 deri 100 metra, ndërsa në Strazhë nga 20 deri 50 metra, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.


Lidhja Auto-moto e Maqedonisë rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore, sidomos në rrugët ku ka rrezik të rrëshqitjes së dheut./Telegrafi/