Kryetari i Listës Serbe dhe kryetari në dorëheqje i Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq ka thënë sot se serbët nuk do të lejojë bashkimin e Mitrovicës veriore dhe jugore.
Siç raporton agjencia serbe “Beta”, Rakiq ka thënë se bashkimi i Mitrovicës, për të cilin ka folur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, “është një mbulesë për spastrimin etnik të serbëve nga qyteti i vetëm, në të cilin ata mbijetuan spastrimin etnik të vitit 1999″.
“Sulmi i fundit i Hashim Thaçit në paqen e Kosovës është i motivuar në paralajmërimin e aneksimit të Mitrovicës së Veriut, sepse kjo është ajo që është në mendjen e tij, kur flet për një lloj të bashkimit. Më shumë se 1,000 sulme që kanë kryer disa miq të Thaçit kundër serbëve në urën kryesore nga viti 1999 e deri më sot, kanë pasur për qëllim që të mos ketë serbë në veri, sikurse nuk ka në pjesën jugore të Mitrovicës”, ka thënë Rakiq, në një deklaratë me shkrim të cilën e ka shpërndarë Lista Serbe, përcjell Telegrafi.
Ai ka shtuar se “serbët gjithmonë janë të përcaktuar për paqe dhe bashkëjetesë me të gjithë, gjë që e kanë dëshmuar me ruajtjen e karakterit multietnik të qytetit tonë, ku përveç serbëve jetojnë dhe boshnjakët, shqiptarët, romët, goranët, turqit, egjiptianët dhe shumë të tjerë”.
“Paqja nuk ka alternativë, por nuk ka alternativë as e drejta për jetë dhe liri, dhe ne do të dimë ta ruajmë me ndihmën e shtetit të Serbisë dhe presidentit të saj, Aleksandar Vuçiq”, tha kryetari i Listës Serbe.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka zhvilluar një takim me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin, me ç’rast ka vlerësuar se bashkimi i qytetit të Mitrovicës është proces i pandalshëm.
Ai ka thënë se tani e kanë radhën të veprojnë Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës