LAJMI I FUNDIT:

Ç’BOTË E MREKULLUESHME

Ç’BOTË E MREKULLUESHME

Nga: Louis Armstrong
Përktheu: Besnik Hamiti

Disa nga ju të rinjtë po më pyesni “Hej Babush, çfarë mendon kur thua ‘Ç’botë e mrekullueshme’?”

Ç’thua për gjithë këto luftëra gjithandej? I quan të mrekullueshme?


Çfarë thua për urinë dhe ndotjen? As ato nuk janë të mrekullueshme!

A s’e dëgjoni Babushin plak për një çast. Mua më duket se bota nuk është fort e keqe, e keqja është çfarë i bëjmë asaj.

Krejt çfarë po them është, shihni, çfarë bote e mrekullueshme do të ishte po t’i jepnim një shansë. Dashuri zemër, dashuri. Kjo është fshehtësia, po. Nëse duam më shumë njëri-tjetrin, do të zgjidhnim shumë më shumë probleme. Atëherë kjo botë do të ishte mbresëlënëse.

Këtë e thotë vazhdimisht Babushi plak.

I shoh drunjtë e blertë, trëndafilat e kuq gjithashtu
I shoh si çelin për ty e mu’
Dhe mendoj vetmevete
Ç’botë e mrekullueshme

I shoh qiejt e kaltër, dhe retë e bardha
Të bekuarën ditë rrezeplotë, të shenjtën natë të errët
Dhe mendoj vetmevete
Ç’botë e mrekullueshme

Ngjyrat e ylberit sa të bukura në qiellin e paanë
Janë dhe në fytyrat e njerëzve që më kalojnë pranë
I shoh miqtë si përshëndeten, thonë “Si jeni ju?”
Në të vërtetë thonë: “Unë ty të du’”

I dëgjoj foshnjat kur qajnë, i shoh si rriten
Do të mësojnë shumë më shumë se që di unë
Dhe mendoj vetmevete
Ç’botë e mrekullueshme

Po, mendoj vetmevete
Ç’botë e mrekullueshme
Po, pra!

Në trend Kultura

Më shumë
Qyteti më i vjetër në botë!

Qyteti më i vjetër në botë!

Kulture
Banesa Kikino, e para në Gjirokastër që i festohet viti i lindjes

Banesa Kikino, e para në Gjirokastër që i festohet viti i lindjes

Kulture
GJYNAH PËR SHTATIN QË KE

GJYNAH PËR SHTATIN QË KE

Poezi
Disa shënime mbi traditën moderne greke

Disa shënime mbi traditën moderne greke

Fjala+
GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

Poezi
Mjeshtri i inspirimit, me 44 këshilla për jetën…

Mjeshtri i inspirimit, me 44 këshilla për jetën…

Fjala+
Kalo në kategori