Së paku 65 pjesëtarë të forcave afgane të sigurisë u vranë nga një sulm i talibanëve në një bazë ushtarake në perëndim të Kabulit.
Talibanët sulmuan bazën në provicën Maidan Vardak të hënën.
“Kemi nxjerrë rreth 65 trupa nga rrënojat”, tha sot Mohammad Sardar Bakhyari, nënkryetar i këshillit provincial.
Khawanin Sultani, anëtar i këshillit të provincës, tha se sulmi la të plagosur edhe mbi 70 vetë të tjerë.
Sulmi ndodhi vetëm disa orë pasi talibanët njoftuan se kanë rinisur bisedimet për paqe me zyrtarët amerikanë.
Ai nisi kur një sulmues vetëvrasës shpërtheu një makinë të mbushur me eksplozivë, ndërsa më pas tre persona të armatosur sulmuan kompleksin, duke hapur zjarr kundër forcave afgane të sigurisë, thanë zyrtarët.
Të tre personat e armatosur u tha se janë vrarë.
Një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes në Kabul u citua të ketë thënë se në bazën e sulmuar ushtarake ndodhej një qendër trajnimi e Drejtorisë Kombëtare të Sigurisë, që është agjencia kryesore e inteligjencës në Afganistan.
Sipas raporteve të disa mediave, së paku 126 njerëz janë vrarë në sulm.
Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha se grupi i tij qëndron prapa sulmit.
Dhuna vjen me gjithë përpjekjet e shtuara të Shteteve të Bashkuara për të negociuar fundin e luftës 17-vjeçare në Afganistan.
Duke cituar burime të afërta me negociatat, agjencia e lajmeve Reuters tha se anëtarë të zyrës politike të talibanëve në Katar janë takuar me Zalmay Khalilzad, të dërguarin amerikan për paqe në Afganistan.
“Bisedimet midis udhëheqësve talibanë dhe zyrtarëve amerikanë kanë nisur të hënën në Katar”, tha përmes një deklarate zëdhënësi i talibanëve, Zabiullah Mujahid.
Khalilzad ka përfunduar një vizitë në Pakistan më 20 janar, pas takimit me kryeministrin e këtij vendi, Imran Khan.
Talibanët refuzojnë të mbajnë bisedime të drejtpërdrejta me zyrtarët afganë, duke thënë se armik i tyre në radhë të parë është Amerika.
Talibanët kanë mbajtur pushtetin në Afganistan nga viti 1996 deri më 2001, kur kanë ndërhyrë trupat e huaja, të udhëhequra nga SHBA-ja.
Fuqia e tyre është rritur sërish pasi trupat e huaja luftarake janë larguar nga Afganistani në vitin 2014.
Vitin e kaluar, presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, ka thënë se mbi 28,000 ushtarë dhe policë afganë janë vrarë qysh në vitin 2015. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe