Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përfaqësuar nga ministri Kujtim Gashi dhe klubi i futbollit FC Prishtina, përfaqësuar nga Remzi Ejupi, kanë nënshkruar kontratë për shfrytëzim të pronës së paluajtshme, përmes së cilës Klubit të Futbollit Prishtina i jepet në shfrytëzim për afat prej 40 viteve parcela në Zonën Kadastrale Bërnicë e Poshtme me një sipërfaqe prej 10 hektarë.
Shfrytëzuesi i parcelës, FC Prishtina do ta shfrytëzojë këtë hapësirë për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe ndërtimin e fushave sportive dhe kampusit sportiv deri më 31 dhjetor 2059.
Me këtë rast, ministri Gashi u shpreh se ofrimi i kësaj hapësire për klubin e kryeqytetit vjen për shkak të nevojës që ka kryeqyteti për të ndërtuar infrastrukturën e nevojshme për të zhvilluar aktivitetet e ndryshme sportive, me theks futbollit.
“Ndjehemi jashtëzakonisht të kënaqur që u mundësua deri tek kjo fazë, kur po i ndajmë 10 hektarë sipërfaqe klubit të futbollit ‘Prishtina’, për shfrytëzim, si një mundësi tepër e madhe për ta që ndërtojnë fusha dhe kampus sportiv, si dhe të zhvillojnë aktivitetet e tyre në këtë pjesë”.
“Bërnica e poshtme do të jetë adresa e re e sportit në kryeqytetin e Republikës së Kosovës”, tha mes tjerash ministri Gashi.
Ndërkaq, përfaqësuesi i F.C. Prishtina, Remzi Ejupi e falënderoi ministrin Gashi për kontributin dhe angazhimin e treguar në këtë proces i cili është i rëndësisë së veçantë për klubin, futbollistët dhe sportistët kryeqytetas në përgjithësi.
“Është një sukses i madh për sportistët e Prishtinës dhe i shpreh mirënjohjen ministrit Gashi dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për përkrahjen që kanë treguar. Me dhënien në shfrytëzim të kësaj hapësirë, do të krijohen mundësi të reja për sportin në kryeqytet”, tha Ejupi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

'Specialisti i penalltive', Florent Hadergjonaj po kalon sezonin më të mirë në karrierë: Dua Evropianin ose Botërorin me Kosovën

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

I kërkoi autograf Messit në fund të ndeshjes, gjyqtari mori një pezullim të madh

Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania