Burri më i vjetër i botës ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij, në ishullin kryesor në veri të Japonisë, Hokkaido, në moshën 113-vjeçare.
Familja e tij njoftoi se Masazo Nonaka ndërroi jetë paqësisht nga shkaqe natyrore, në orët e para të mëngjesit të së dielës, teksa ishte duke fjetur në hanin e tij në Ashoro, që drejtohet prej familjes prej katër brezash.
I lindur më 25 korrik të vitit 1905, Nonaka u rrit në një familje të madhe dhe pasoi prindërit e tij në drejtimin e hanit, që sot e kësaj dite drejtohet nga mbesa e tij. Me jetesën e tij, ai ka tejkaluar bashkëshorten, por edhe 3 nga 5 fëmijët e çiftit.
“Ndihemi të trishtuar për humbjen e një figure kaq të madhe. Ai ishte tejet normal dje, por ndërroi jetë papritur dhe pa na shkaktuar ndonjë shqetësim”, tha mbesa e tij, Yuko, për mediet lokale.
Nonaka kishte 6 vëllezër dhe një motër, u martua në vitin 1931 dhe u bë baba i 5 fëmijëve. Gjatë pleqërisë, pas daljes në pension, ai kalonte ditët duke parë ndeshjet me sumo në televizion, e duke ngrënë ëmbëlsira.
Japonia shquhet për jetëgjatësinë e popullit vendas, duke pasur pritshmëritë më të larta në botë, ndërkohë që ka strehuar gjithashtu disa nga njerëzit më të vjetër që kanë kanë jetuar mbi tokë. Këtu përfshihen Jiroemon Kimura, njeriu më jetëgjatë në histori, që ndërroi jetë vetëm pak pasi kishte mbushur 116 vjeç në qershor të vitit 2013.
Njeriu më i vjetër në botë, i verifikuar, ka qenë francezja Jeanne Louise Calment, e cila ndërroi jetë në vitin 1997 në moshën 122-vjeçare, sipas librit të rekordeve botërore “Guinness”. Ky libër njihte zyrtarisht Nonakën si burrin me jetëgjatësinë më të madhe, pas vdekjes së spanjollit Francisco Nunez Olivera gjatë vitit të kaluar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos