LAJMI I FUNDIT:

Veseli takon Remin: UÇK luftoi në anën e drejtësisë

Veseli takon Remin: UÇK luftoi në anën e drejtësisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka takuar ish komandantin e UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, i cili para pak ditësh u intervistua në Hagë nga Gjykata Speciale.

Kreu i PDK-së, përmes një postimi në Facebook, e ka vlerësuar lart qëndrimin dinjitoz të bashkëluftëtarit të tij.

Postimi i Veselit:


“Ishte kënaqësi të pres në zyrën time, bashkëluftëtarin dhe mikun tim Remin, pas kthimit të tij nga Haga. Qëndrimi i tij dinjitoz rreth ftesës nga Gjykata Speciale, është edhe një provë më shumë për luftën tonë të drejtë çlirimtare.

Ne, nuk kemi frikë nga drejtësia, sepse UÇK, nga fillimi në fund, qëndroi dhe luftoi në anën e drejtësisë”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/