Partitë politike garojnë për besim të votuesve në zgjedhje dhe marrin fonde nga buxheti i Kosovës. Andaj, pritet që në ueb-faqet e tyre ato së paku të ofrojnë informata dhe dokumente themelore, që janë lehtë të qasshme për publikun dhe simpatizantët.
Mirëpo, shumë parti politike ende po vazhdojnë të injorojnë mirëmbajtjen e ueb-faqeve jashtë procesit zgjedhor.
Demokraci Plus ka vazhduar të përcjell ueb faqet e subjekteve kryesore politike dhe nëse krahasohet gjendja aktuale me atë të tetorit të vitit 2017 kur ishte publikuar infografika e fundit vërehet që pothuajse tek të gjitha subjektet ka përkeqësim në aspekt të mirëmbajtjes së ueb-faqeve.
Sipas Demokraci Plus, i vetmi subjekt politik që ka mbajtur situatën e njëjtë, por që nuk ka shënuar as përmirësim duke i munguar edhe disa informata bazike, është Partia Demokratike e Kosovës.
Subjektet politike vazhdojnë të mos kenë transparencë të plotë sa i përket publikimit të raporteve financiare. Asnjëra nga subjektet politike nuk kanë publikuar raportet vjetore financiare të vitit 2017, ndërsa vetëm Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar raportin financiar të fushatës zgjedhore të vitit 2017.
Më poshtë mund të gjeni një përmbledhje të shkurtër të Demokraci Plus për gjendjen e ueb-faqeve për secilin subjekt politik kryesor në vend:
Lëvizja Vetëvendosje – Edhe pse ka një përkeqësim nga periudha paraprake, vazhdon të mbetet subjekti me ueb-faqen më të mirëmbajtur nga të gjitha subjektet politike. Ky subjekt politik ka publikuar raportin financiar për fushatën e vitit 2017, por nuk të publikuar raportin e rregullt financiar për këtë vit. Lajmi i fundit i publikuar në uebfaqen e kësaj Lëvizje është i 2 qershorit 2018. Po ashtu, ky subjekt politik nuk ka përditësuar as të dhëna tjera më rëndësi siç janë grupi parlamentar, ku akoma figurojnë edhe individët që tashmë kanë kaluar në një subjekt tjetër politik.
Partia Demokratike e Kosovës – Është i vetmi subjekt që nuk ka as përmirësim e as përkeqësim të gjendjes. Ky subjekt vazhdon të mos i publikojë raportet e veta financiare përderisa e përditëson atë me lajme të ndryshme nga aktivitete të ndryshme partiake.
Nisma Socialdemokrate – Të vetmin përmirësim që e ka ky subjekt politik është përditësimi më i shpeshtë. Në anën tjetër vazhdon të mos ketë të publikuara të gjitha raportet e shpenzimeve financiare, si dhe nuk ka të dhëna të plota për udhëheqësinë e këtij subjekti.
Lidhja Demokratike e Kosovës – Nuk ka asnjë përmirësim nga periudha paraprake e krahasimit. Përkundrazi, nuk publikuar të gjitha raportet financiare, duke përfshirë edhe atë fushatës zgjedhore 2017. Po ashtu edhe përditësimi me lajme të reja nuk bëhet në baza të rregullta.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Si duket të qenurit në pushtet i mjafton këtij subjekti politik dhe e ka deaktivizuar në tërësi ueb-faqen e vet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze