Zyrtari i lartë i PDK-së, Gani Koci i është përgjigjur akuzave të deputetit të LDK-së, Anton Quni i cili ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të PDK-së Kadri Veseli i cili ka thënë një ditë më parë se Vjosa Osmani e Anton Quni e kanë rrëzuar Qeverinë e Isa Mustafës.
Ish eprori i lartë i UÇK-së nga rajoni i Drenicës, Gani Koci, ka thënë se Anton Çuni është një mercenarë i cili ka marrë para të majme gjatë luftës ndërkohë që ditët e tij në luftë numërohen me gishtat e njërës dorë.
Nëpërmjet një shkrimi në faqen e tij në Facebook, Koci ka shkruar se Anton Quni përveç që është mercenar lufte ai njohet edhe për tradhëti të ndryshme gjatë dhe pas luftës.
Reagimi i plotë i Gani Kocit:
Anton “legjendari”!
Nga 12 dishepujt vetëm njëri e tradhëtoj Jezusin, thotë Bibla!
Anton, dihet dhe njihet tradhëtia. Tashmë prej mijëra viteve bota e njeh thelbin, natyrën dhe format e saj.
Edhe populli ynë i njeh mirë bijtë e vet. I njeh mirë ata që i qëndruan pranë dhe luftuan për të në Kosovë. I njeh edhe ata që morrën rroga të majme, e u shetitën shumë rrugëve të qeta të Shqipërisë e ditët që luftuan u numërohen me gishtat e njërës dorë.
Të marrësh pagë në kohë lufte- kjo quhet mercenarizëm! E mercenari dhe luftëtari i lirisë nuk shkojnë bashkë. As në koncept, as në praktikë.
Antoni në politikë mbahet mend vetëm në tre raste, gjatë mandatit të kaluar dhe në të tanishmin:
Nuk votoj për kryeministër kryetarin e partisë së vet; më vonë e rrezoj duke mos e përkrahur asnjëherë.
Tregoj synimin se punon fort për t’i parë “prapa grillave” dy krerët e shtetit, ëndërr të cilën e ka të përbashkët me krerët e shtetit serb dhe,
Pasi rrëzoj kryetarin e partisë së vet nga kryeministri, ai si pa të keq e votoj demarkacionin me Malin e Zi, tashmë të ofruar nga një kryeministër i një partie tjetër.
Në traditën tonë fjalët duhen peshuar gjithmonë!
Kjo traditë i dallon qartë ata që abuzojnë me fjalën. Në mënyrë të veçantë ata që populli ynë i quan “shtisa”, ata që ndjellin dhe ushqejnë të keqën, urrejtjen dhe fshehin fytyrën.
Në rastin e sotëm, ky soj i njerëzve po e dëmton shumë Kosovën.
Imagjinoni sa procese gjyqësore janë zhvilluar deri tani në Hagë, Kosovë e Serbi kundër luftëtarëve të lirisë. Pothuajse të gjithë kanë dalë të pafajshëm dhe arsyeja është shumë e qartë: akuzat e fabrikuara nga shtisit dhe faqezinjtë, që, për pushtetin e tyre personal, janë në gjendje të hedhin baltë dhe të njollosin gjithçka, të shkelin mbi çdo vlerë të shenjtë të kombit tonë. Dhe këta shtisa nuk ditën kurrë të ndalen.
Sot teksa shohin ftesat e Gjykatës Speciale për luftëtarët e lirisë, i fërkojnë duart përseri. Antoni i njeh mirë këta, por nuk ka guximin elementar njerëzor të flas për ta. Ai i mbron ata, duke lëshuar akuza për krime të rënda që, sipas tij, i paskan bërë të tjerët, dhe kurrë nuk merr mundimin t’i dërgoj pretendimet e tij në gjykatë.
Pse nuk ndodhë kjo?
Nuk ndodhë sepse gjykata dhe drejtësia nuk është qëllimi i shtisëve. Ata duan mjergull dhe urrejtje në Kosovë. Pasojat pastaj dihet se cilat mund të jenë.
Sa për luftë, Antoni, njihet pak.
Por, askush nuk ia mohon ndonjë kontribut, edhe kur ka qenë trim, edhe kur ka ikë. Edhe kur ka qenë tek kufiri, edhe si turist shumicën e kohës së luftës.
Ata që e njohin nga ato ditë thonë se është paguar mirë, edhe për ato pak ditë në luftë, edhe për ditët e shumta jashtë Kosovës, si luftëtar në tentativë.
Antoni, para se të flas për moralin e të tjerëve në luftë, ai duhet të flas për moralin e tij prej mercenari. Me pagat e tij të majme do të bliheshin më shumë armë për luftëtarët e UCK-së brenda në Kosovë, më shumë barna për të plagosurit, më shumë jetë lufëtarësh do të mund të shpëtoheshin.
Sido që të jetë edhe një ditë e vetme në kontributin për liri, meriton të vlerësohet, por një gjë duhet të thuhet qartë dhe shqip: mercenari nuk mund ti shes mend dhe patriotizëm luftëtarit të lirisë.
I tillë Antoni i Qunit
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025