LAJMI I FUNDIT:

Suedia me qeveri të re, 130 ditë pas zgjedhjeve

Suedia me qeveri të re, 130 ditë pas zgjedhjeve

Katër muaj pas zgjedhjeve është formuar Qeveria e Suedisë. Me këtë u tejkalua ngërçi politik i cili zgjati 130 ditë.

Zgjedhjet e përgjithshme në vend u mbajtën më 9 shtator dhe më në fund u tejkalua kriza qeveritare me formimin e qeverisë së koalicionit, e cila përbëhet nga Partia Socialdemokratike e Punës dhe të Gjelbërit.

Qeveria e re mori bekimin e deputetëve të Parlamentit suedez, përcjell AnadolyAgency.


Kryeministri dhe kreu i Partisë Socialdemokrate, Stefan Lovfen, deklaroi se qeveria e koalicionit “kuq e gjelbër”, e cila në pushtet është që nga viti 2014, do të vazhdojë edhe katër vitet e ardhshme të drejtoj vendin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shtatorit votuan 7.5 milion votues. Për shumicën absolute në parlament nevojiten që partitë, blloqet apo koalicionet të kenë 175 deputetë të parlamentit me gjithsej 349 ulëse.

Blloku majtist suedez nuk arriti të marrë vota të mjaftueshme për të arritur shumicën dhe për të formuar e vetme qeverinë e re.

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të

Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të "dy shpërthimeve” në Rusi

Botë
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Evropa
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori