Qeveria italiane të enjten miratoi reformat qenësore të sistemit të mirëqenies dhe pensioneve, premtimet zgjedhore të Lëvizjes “5-Yjet” dhe partisë Anti-establishment Lega Nord, të cilat shënojnë një rregullim të madh të shtetit të mirëqenies në vend.
Reformat, që sigurojnë mbështetje të të ardhurave për të varfrit dhe lejojnë njerëzit të dalin në pension më herët, janë pjesë qendrore e buxhetit ekspansionist të qeverisë 2019. Kritikët thonë se ato janë të paqëndrueshme për financat e shtrënguara të Italisë.
“Këto janë dy masa shumë të rëndësishme dhe kjo qeveri është krenare që arriti t’i votojë sot”, u tha gazetarëve kryeministri Giuseppe Conte, pasi qeveria nënshkroi. “Kjo është një qeveri që mban premtimet e saj”.
Nevoja për një skemë të mbështetjes së të ardhurave, e quajtur “të ardhurat e qytetarëve”, ka qenë një betejë e “5-Yjeve” që nga themelimi i saj një dekadë më parë dhe vendosmëria e saj është forcuar pasi nivelet e varfërisë janë rritur në shifra rekord në vitet e fundit.
“Kjo reformë do të përmirësojë cilësinë e jetës për 5 milionë italianë në vështirësi”, tha kreu 5-Yjeve, Luigi Di Maio. “Ne kemi themeluar një shtet të ri të mirëqenies në Itali”, shtoi ai.
Italianët në varfëri absolute, të definuar se nuk kanë para të mjaftueshme për të blerë një shportë mallrash dhe shërbimesh bazë, u rritën në 5.1 milionë në 2017, sipas të dhënave më të fundit nga zyra e statistikave të ISTAT. Kjo përfaqëson një rritje më shumë se trefish në një dekadë.
Përqindja më e madhe jetojnë në rajonet jugore, të cilat ishin themeli i mbështetjes së 5-Yjeve në zgjedhjet e qershorit, kur ishte partia më e madhe e Italisë me rreth 32 për qind të votave.
Megjithatë, kufizimet e financave publike e detyruan lëvizjen të rriste në mënyrë drastike planin origjinal të të ardhurave të qytetarëve, gjë që parashikoi një shpenzim prej 17 miliardë eurosh (19.37 miliardë dollarë) në vitin e parë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker - ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025