LAJMI I FUNDIT:

Tri arsyet se përse ajo më nuk beson në dashuri

Tri arsyet se përse ajo më nuk beson në dashuri

Ajo është një person i veçantë. Kjo lloj i femrave është ndryshe nga çdo femër që e keni takuar deri tani. Kjo femër e din saktësisht çfarë dëshiron dhe nuk frikësohet ta arrijë qëllimin e saj.

Kjo femër është e vetëdijshme për vlerën që ka dhe nuk pranon asgjë më pak se ç’meriton, transmeton Telegrafi.

Kur e shihni për herë të parë këtë femër, ju mund të gaboni dhe të mendoni se është e ftohtë dhe e pazemër. Epo, ajo faktikisht është një femër që din si të dashurojë, por më nuk beson në dashuri sepse është djegur dhe lënduar shumë herë më parë.


Ajo e ka bindur veten se është e vështirë për të dashuruar dhe se asnjëherë nuk do ta gjejë dashurinë e vërtetë. E këto janë arsyet se përse ajo ndihet kështu:

Ka qenë e lënduar më parë
Një nga arsyet kryesore se përse femrat e tilla nuk besojnë në dashuri është fakti se kanë qenë zemërthyer disa herë më parë. Ato kanë kaluar nëpër shumë dhimbje e pikëllim, ndërkaq tani e kanë të vështirë të hapen prapë. E gjithë dhimbja dhe thyerja e zemrës që i ka përjetuar e kanë bërë atë ta mbrojë veten. Femra e tillë e ka mësuar se mënyra e vetme për ta mbrojtur zemrën është duke besuar se nuk ekziston dashuria e vërtetë.

Kjo femër është e komplikuar
Femra që nuk beson në dashuri është e vështirë për t’u “marrë” me të (kjo vlen për meshkujt e dobët). Ajo është e sinqertë dhe e drejtpërdrejt, andaj meshkujt e kanë të vështirë të ballafaqohen me femra të tilla. Ajo nuk impresionohet lehtë dhe lidhja me të merr shumë energji, kohë, durim dhe sinqeritet – diçka që shumë meshkuj nuk mund t’i ofrojnë.

Është e pavarur dhe e fortë
Çdo sfidë që e ka përjetuar në jetën e saj e ka bërë atë më të fortë. Tani, ajo është e fortë dhe e pavarur e cila nuk duron gjepura në jetën e saj. Ajo e ka kuptuar se është mirë edhe beqare, dhe nuk e duron dikë që nuk i përshtatet karakterit të saj. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Moda
Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Këto tri modele flokësh mund t'i bëni vetë: Janë të thjeshta, efektive dhe trendi më i madh i këtij sezoni!

Flokë dhe stil
Kalo në kategori