LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, mjeti për paratë e shpenzuara të ministrive punoi vetëm tre muaj

Maqedoni, mjeti për paratë e shpenzuara të ministrive punoi vetëm tre muaj

E promovuan në mars të vitit 20108, dhe punoi deri në maj të vitit 2018. Mjeti për llogaridhënie të ministrive dhe funksionarëve publik ishte promovuar si mënyrë për dhënien e llogaridhënies së Qeverisë dhe të gjitha shpenzimet e ministrave, dhe e njëjta nuk është përditësuar 8 muaj.

Përmes këtij mjeti mund të shihej se sa para kanë shpenzuar ministrat për bileta aeroplani, hotele, restorante, shpenzime ditore, transport taksi, të dhëna, llogari telefoni. Ky mjet jepte mundësi krahasimi, përkatësisht të mund të shihet se sa para kanë shpenzuar ministrat nga OBRM-PDUKM në vitin 2014, 2015 dhe 2016, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ministri pa resor për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Rebert Popovski, këtë mjet e paraqiti para publikut më 21 mars të vitit të kaluar dhe tha se qëllimi është që shpenzimi të jetë në minimum dhe vetëm për shpenzime produktive.

“Software është përpunuar dhe të alarmojë mospërputhjet eventuale apo lëshime në harxhime”, tha Popovski.

Qeveria atëherë u lavdërua se ka shpenzuar më pak nga OBRM-PDUKM në vitet e kaluara, por dy muaj më pas, në maj të vitit të kaluar, mjeti nuk funksionon. Opinioni mund të shoh vetëm të dhënat e vjetra, por jo edhe shpenzimet që i kanë bërë ministrat në tetë muaj e fundit.

Në gusht të vitit të kaluar mediat bënë apel se mjeti për llogaridhënie nuk është përditësuar, ndërsa zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski sqaroi se nuk kanë dalë me informacione të reja sepse “periudha e kaluar ka qenë e mbushur me aktivitete politike, po se mjeti në pjesën e software-it do të ketë ndryshime”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori