LAJMI I FUNDIT:

Bekim Jashari përkrah peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës

Bekim Jashari përkrah peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës

Sot në komunën e Mitrovicës ka qëndruar kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, me ç’rast është pritur nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri.

“Përmes kësaj vizite kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka ofruar përkrahjen e tij të plotë lidhur me peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës, i cili të mërkurën është dorëzuar tek Kuvendi i Kosovës, me shpresën që të marrë mbështetjen e deputetëve të Kuvendit të Kosovës që qyteti i Mitrovicës të jetë i bashkuar një herë e përgjithmonë.

Kryetari Jashari, tha se nisma e kryetarit Bahtiri dhe e qytetarëve mitrovicas për inicimin e peticionit është legjitime dhe e drejtë e tyre për të kërkuar bashkimin e qytetit të Mitrovicës”, thuhet në njoftimin për media.


Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka falënderuar homologun e tij nga komuna e Skenderajt, Bekim Jasharin, për mbështetjen e tij të vazhdueshme dhe të gjithë qytetarëve të Skenderajt, që vullneti i qytetarëve të Mitrovicës por edhe i gjithë qytetarëve të Kosovës të bëhet tashmë realitet.

”Qytetarët me nënshkrimin e këtij peticioni presin nga kryetari i Kuvendit të Kosovës që të fillojnë sa më parë me procedurat e parapara ligjore për realizimin e kërkesës së tyre për bashkim të Mitrovicës”, tha Bahtiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Lajme
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Lajme
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kalo në kategori