LAJMI I FUNDIT:

Mbahet punëtoria në mes MPJ-së dhe BE-së mbi vlerësimin e kërcënimeve hibride

Mbahet punëtoria në mes MPJ-së dhe BE-së mbi vlerësimin e kërcënimeve hibride

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Zyrën e BE-së në Prishtinë, respektivisht Shërbimin e Veprimit të Jashtëm Evropian (EEAS) të BE-së, kanë mbajtur punëtorinë, ku është prezantuar Pyetësori mbi Vlerësimin e BE-së mbi Kërcënimet Hibride.

Në cilësinë e nikoqirit të këtij takimi të rëndësishëm, zëvendësministri Anton Berisha, vlerësoi lart këtë vizitë dhe theksoi se gatishmëria  e Republikës së Kosovës për realizimin kësaj punëtorie është  shembull i bashkëpunimit me institucionet kompetente të BE-së.

Ai u zotua se MPJ, si autoritet kontakti i këtij projekti strategjik në koordinim me institucionet kompetente të vendit, do të jetë në nivel të përgjegjësive për të adresuar dhe finalizuar kërkesat e dala nga kjo punëtori.


Aktiviteti i përbashkët është mbajtur duke iu referuar kërkesës zyrtare të zëvendëskryeministrit të Parë dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës  Behgjet Pacolli, drejtuar Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori