LAJMI I FUNDIT:

Shtatë shtetas të huaj të dyshuar për vjedhje në disa banka të Maqedonisë

Shtatë shtetas të huaj të dyshuar për vjedhje në disa banka të Maqedonisë

Prokuroria Themelore Publike informon se ka sjellur urdhër për procedurë hetimore kundër shtatë personave, për të cilët ekzistojnë dyshime se kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Siç njoftojnë nga Prokuroria, bëhet fjalë për një grup kriminal ndërkombëtar i përbërë nga katër shtetas të Ukrainës, një të Molldavisë, një të Kazakistanit dhe një të SHBA-ve, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Të dyshuarit në Maqedoni kanë kryer 19 vjedhje të rënda nga depozitat e qytetarëve në filialet e “Shparkase Bank” dhe Bankës Qendrore Kooperative në Shkup. Ata kanë përvetësuar pasuri në vlerë prej 105.638.858 denarë, ar dhe mjete tjera të vlefshme”.


“Në periudhën prej muajit korrik deri nëntor 2017, të dyshuarit kanë marrë me qira kasaforta në banka të ndryshme në Shkup, me qëllim që të vlerësojnë rrethanat dhe sistemin e sigurisë në banka. Më pas kanë shfrytëzuar identitete të rrejshme dhe çdo ditë kanë vizituar filialet në të cilat kanë huazuar kasaforta”.

“Duke shfrytëzuar momentin ku nuk ka pasur persona zyrtarë, ata me mjete speciale kanë inçizuar brendësinë e çelësave të kasafortave dhe më pas kanë përpunuar çelësat adekuat për hapjen e tyre”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ata më tej shtojnë se të dyshuarit paratë e vjedhur i kanë nxjerrë nga Maqedonia veçmas, nëpër kalime të ndryshme kufitare. Ky grup kriminel ka kryer vjedhje të njëjta edhe në vende tjera.

Nga Prokuroria thonë se deri tani njëri nga të dyshuarit është arrestuar në Letoni, ndërsa dy tjerë në Taxhikistan./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Lajme
Kalo në kategori