LAJMI I FUNDIT:

Në jug të Shqipërisë qarkullohet pa zinxhirë

Në jug të Shqipërisë qarkullohet pa zinxhirë

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar situatën në akset kryesore të Shqipërisë.

ARRSH bën të ditur se në rajoni verior dhe qendror segmentet janë të kalueshme me zinxhir, ndërsa në jug qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht pa zinxhirë.


Në rajonin verior, gjatë natës nuk ka pasur reshje. Në të gjitha akset ku ka prezencë ngricash është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve.

Segmentet që janë të kalueshme me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhirë janë:

Domaj-Draj Reç

Ura e Cerenecit-Stebleve

Kuben-Vasije

Peshkopi-Qafë-Drajë

Peshkopi-Ushtelencë

Qafë Bualli-Krastë

Trebisht-Doganë

Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Rajoni Qendror: Gjatë natës nuk ka pasur reshje. Është punuar nga kontraktorët që në orët e para të mëngjesit për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash. Ka përmirësim të situatës në akset e Dajtit.

Qarkullimi në akset e këtij Rajoni është si më poshtë:

Në aksin nga Trau i Dajtit-Teleferik-Vilat Qeveritare rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në disa segmente.

Qafë Priskë-Shëngjergj rekomandohet pjesërisht përdorimi i zinxhirëve për shkak të prezencës së ngricave.

Qafë Priskë-Qafë Mollë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Qafë Mollë-Shëngjergj rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak të ngricave.

Aksi Krujë-Sarisalltik rekomandohet pjesërisht me zinxhir.

Lunik-Steblevë rekomandohet me zinxhir.

Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Rajoni Jugor: Gjatë natës nuk ka pasur reshje. Temperaturat kanë qenë të ulëta, sidomos në Qarkun e Korçës. Që në orët e para të mëngjesit, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorit për parandalimin e ngricave në rrugë.

Qarkullimi në akset e këtij Rajoni paraqitet si më poshtë:

Në Qarkun Korçe qarkullimi kryhet normalisht, pa zinxhir.

Në Qarkun Gjirokastër qarkullimi normal pa probleme.

Në Qarkun Vlorë qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht pa zinxhir.

Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri dhe kanë bërë që në orët e para të mëngjesit shpërndarjen e kripës në akse, për shkak të prezencës së ngricave në rrugë.

Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të vendosin zinxhir në akset ku kemi lajmëruar, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori