LAJMI I FUNDIT:

Bozhoviq: Vrasësi i Ivanoviqit duhet të gjendet, në mënyrë që qytetarët të ndihen të sigurt në veri

Bozhoviq: Vrasësi i Ivanoviqit duhet të gjendet, në mënyrë që qytetarët të ndihen të sigurt në veri

Me kurora lulesh dhe ndezje qirinjsh para selisë të SDS-së në veri të Mitrovicës, në një vjetorin e vrasjes u përkujtua politikani serb Oliver Ivanoviq.

Në këtë ngjarje përveç familjarëve të të ndjerit, morën pjesë edhe miqë, kolegë partiakë, ambasadori zviceran në Kosovë Jean Hubert Lebet, ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Lajiq, si dhe qytetarë që ishin mbledhur aty.

Kryetarja e SD’-së, Ksenija Bozhoviq, tha se qetësia që ka mbretëruar pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, për fat të keq është prezente edhe sot në këto hapësira.


Sipas saj, vrasësi i Ivanoviqit duhet të gjendet, në mënyrë që qytetarët të ndihen të sigurt për të vazhduar jetesën atje.

“Edhe pas një viti nga vrasja e liderit tonë ne sot nuk dimë asgjë as për autorët dhe as për urdhëruesin e vrasjes. Përveç deklaratave të Prishtinës dhe Beogradit, si dhe Bashkësisë Ndërkombëtare, ne sot akoma nuk dimë për vrasësin. Për fat të keq, qetësia që ka mbretëruar pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, është prezentë edhe sot në këto hapësira.

Kemi dashur të dërgojmë porosi të qartë se institucionet e Kosovës kanë rënë në provim që nga dita e parë, sepse që nga dita e parë e zhvillimit të hetimeve që është bërë në mënyrë jo profesionale, ashtu kemi edhe epilogun e kësaj ngjarje për të cilën sot nuk dimë asgjë. Këto institucione janë krijuar nga vetë ata, andaj sot apelojmë tek ta, se duhet kuptuar që vrasësi i Oliver Ivanoviqit duhet të gjendet, në mënyrë që qytetarët të ndihen të sigurt dhe të vazhdojnë të jetojnë këtu”, ka thënë Bozhoviq, raporton KosovaPress.

Ajo ka falënderuar ministrin e Tregtisë të Serbisë, Rasim Lajiq, siç u shpreh, për mbështetjen e vazhdueshme nga dita e parë, ndërsa kritikoi mos prezencën e ambasadorëve dhe ndërkombëtarëve në këtë ngjarje, për të cilët tha se i kanë premtuar ardhjen.

Edhe njëri nga ish avokatët e viktimës, Lubomir Pantoviq, u shpreh i pakënaqur me rezultatet e deritashme rreth kësaj vrasje.

“Unë si ish mbrojtës i Oliver Ivanoviqit mund të them se nuk jam i kënaqur që pas edhe një viti nuk kemi rezultate konkrete në lidhje me hetimet rreth vrasjes. Kemi tre të dyshuar për dhënien e ndihmës, por nuk kemi asnjë lëvizje konkrete sa i përket kryesit të drejtpërdrejtë, përkatësisht urdhëruesit të vrasjes. Me rezultatet e deritashme nuk janë të kënaqur as familjarët dhe as publiku.

Unë nuk dyshoj se prokuroria nuk po angazhohet në këtë drejtim, paralelisht hetimet po zhvillohen edhe nga Beogradi, mirëpo rezultate nuk kemi. Sa i përket Millan Radojçiqit nuk mund të them gjë, sepse nuk kemi informacione sa duhet, përveç asaj që dihet se është në listën e të dyshuarve, ndërsa konkretisht për çka akuzohet nuk dimë”, theksoi Pantoviq.

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori