LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti britanik i thotë JO marrëveshjes së kryeministres May për BREXIT-in

Parlamenti britanik i thotë JO marrëveshjes së kryeministres May për BREXIT-in

Deputetët britanikë kanë votuar kundër marrëveshjes së kryeministres Theresa May për shkëputjen nga Bashkimi Evropian, shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi.

Po sipas tyre, Parlamenti votoi 432 me 202 kundër marrëveshjes së saj, që po vlerësohet si humbja më e keqe parlamentare për një qeveri në historinë e fundit britanike – dhjetë javë para kohës kur vendi parashihej të largohej nga Bashkimi Evropian.

Vota më domethënëse ndonjëherë është zhvilluar në orët e vona të ditës së martë, pas një debati disa orësh rreth marrëveshjes për “Brexit”.


Një vendim i tillë ka ardhur edhe pse May u kishte bërë thirrje të gjithë politikanëve ta mbështesin marrëveshjen e saj.

Kryeministrja britanike iu është adresuar deputetëve të Parlamentit, në përpjekjen e fundit të saj për të siguruar mbështetje për marrëveshjen, përcjell Telegrafi.

Ajo ka thënë se një referendum i dytë do të krijonte një përçarje të mëtejshme.

Sipas saj, “jo marrëveshje” do të thoshte jo partneritet të sigurisë me BE-në.

Ajo gjithashtu tha se marrëveshja e saj ofron bazën për një partneritet ekonomik afatgjatë me BE.

May thotë që disa njerëz mendojnë se, duke mos votuar këtë marrëveshje, ata mund të dërgojnë qeverinë përsëri në Bruksel për të nxjerrë një marrëveshje më të mirë.

“Por BE nuk do të rihapë bisedimet”, tha ajo, shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi.

Duke përsëritur thirrjen për të votuar pro saj, May tha se një votë kundër marrëveshjes së saj është një votë për “pasigurinë, ndarjen dhe rrezikun shumë real të asnjë marrëveshje”.

Ndryshe, paraprakisht udhëheqësi i “Labour Party”, Jeremy Corbin ka thënë se kjo ka qenë një nga kohët më kaotike që ka përjetuar si deputet.

Corbyn ka thënë se nuk ka qartësi për të ardhmen në dokumentin e partneritetit të ardhshëm.

“Sekretari i mëparshëm i Brexit – një nga ish-sekretarët e Brexit – premtoi një dokument ‘të hollësishëm’, ‘të saktë’ dhe ‘substancial’. Qeveria dështoi ta dorëzojë atë. Kështu që unë konfirmoj se Laburistët do të votojnë kundër kësaj marrëveshjeje sonte sepse është një marrëveshje e keqe për vendin”, ka thënë ndër tjerash Corbyn. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Kalo në kategori