LAJMI I FUNDIT:

Karateja, sporti luftarak që tërheq shumë të rinj në Kosovë

Karateja, sporti luftarak që tërheq shumë të rinj në Kosovë

Është një sport luftarak në të cilin dominojnë lëvizjet e shpejta të trupit.

Bëhet fjalë për karatenë, e cila është bërë përditshmëri e Arnit Krasniqit.

Ai është një adhurues i saj dhe ka 11 vite që e praktikon atë. Ai ka thënë se ky sport ndihmon në heqjen e stresit.


“Kam filluar të merrem me sportin e karatesë që nga viti 2007. Për mua ndoshta është sporti më i mirë, edhe pse këtë sport e kam marrë nga babai im që merret me këtë sport që një kohë të gjatë”, deklaron për RTV Dukagjinin Arnit Krasniqi.

Karateja është shkathtësi luftarake me prejardhje nga Japonia , e cila sot ushtrohet në shumë vende të botës.

Adhuruesit e këtij sporti, janë edhe Bleart dhe Arlind Bekteshi , të cilët janë shpërblyer me shumë medalje.

“Unë kam filluar të ushtrojë këtë sport nga mosha 10 vjeçare, ku më pas më është bashkangjitur edhe i vëllai, bashkë me të cilin kemi marrë pjesë edhe në gara ndërkombëtare duke fituar edhe medalje”, deklaron Bleart Bekteshi

Ndërsa Arlind Bekteshi karatenë, e konsideron në grupin e sporteve që përdorin mendjen sepse sipas tij, ka të bëj me teknika të kombinuara.

“Sporti i karatesë është ndër sportet më inteligjente, sepse ka të bëj me teknika të kombinuara. Unë si sportist kam arritur të jem me përfaqësuesen e Kosovës. Vendin e parë e kam marrë në Komza, të dytin në Strugë dhe në Mal të Zi”, deklaron karateisti Arlind Bekteshi.

Përveç si hobi, ky sport ndikon pozitivisht ne shëndet, si dhe për një formë të mirë të trupit.

Festina Krasniqi ndihet shumë më mirë prej kohës që ka filluar ta ushtrojë atë.

“Sportin e karatesë e kam filluar në vitin 2005. Karateja është një sport shumë i mirë, së pari për shëndetin. Të ndihmon psiqikisht por edhe në zhvillimin fizik. Në këtë klub ushtroj rolin e trajneres, i ndihmoj krye trajnerit. Ushtrojë nxënësit fillestarë të grup moshave të ndryshme”, thotë karateistja Festina Krasniqi.

Ky sport në Kosovë ka tërhequr edhe shumë të tjerë.

Klubi i Karatesë “ Dardania” me trajnerin e saj Shumzim Krasniqi, nxori shumë talente.

Ai ka thënë se mosha ideale për të filluar ushtrimin e këtij sporti është 7 vjet.

“Mosha ideale do të ishte prej shtatë viteve. Prindërit interesohen të ushtrojnë fëmijët e tyre nga mosha pesë vjeçare. Ne u kemi dhënë atë mundësi të vijnë dhe të luajnë dhe të stërviten por jo të mundohen. Kuptohet e kanë trajningun më të lehtë”, deklaroi Shumzim Krasniqi.

Ndërsa karateistët e këtij klubi, shpresojnë se një ditë do të njihen edhe ndërkombëtarisht./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

La Liga
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Premier League
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Guardiolën ta rinovojë kontratën

Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Guardiolën ta rinovojë kontratën

Premier League
Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Premier League
Kalo në kategori