LAJMI I FUNDIT:

Njoftohet për një garë mes qenve në Viti, policia dhe komuna të gatshme ta parandalojnë

Njoftohet për një garë mes qenve në Viti, policia dhe komuna të gatshme ta parandalojnë

Edhe pse të ndaluara me ligj, garat me qen po vazhdojnë të mbahen nëpër Kosovë, madje njoftimet për to po janë publike.

Kësaj radhe në fshatin Kabash të Vitisë në orën 13:00 është paralajmëruar për një garë të tillë. Lajmin e kanë ndarë me shqetësim aktivistë për të drejtat e kafshëve në grupin “Të bashkuar për kafshët”.

KosovaPress ka kontaktuar policinë për të pyetur nëse janë të njoftuar për këtë rast, kurse zëdhënësi i Policisë së rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë se nuk kanë marrë ndonjë të informacion të tillë, por që do të marrin masa menjëherë.


Ai ka njoftuar stacionin policor të Vitisë e më pas ka thënë se do të dalin në vendin e ngjarjes për të parandaluar këtë aktivitet.

“Kontaktova me stacionin policor të Policisë së Vitisë, aty paska telefonuar edhe dikush për këtë rast, dhe në bazë të këtyre që dëgjuam, ne do t’i marrim të gjitha masat dhe e çmojmë informatën tuaj. Ne do të kontrollojmë aty pari që nëse eventualisht dikush tenton ta mbajë një aktivitet të tillë, ta parandalojmë”, ka thënë Hashani.

Në rast të mbajtjes së një aktiviteti të tillë, Hashani ka thënë se do të veprojnë sipas ligjit.

“Patrullat tona do të jenë aty pari dhe do të vëzhgojnë terrenin, dhe nëse do të ketë nxitje të tilla, sigurisht që Policia e Kosovës do të veprojë në bazë të ligjit”, ka thënë Hashani.

E sipas Ligjit për Përkujdesjen ndaj kafshëve, një aktivitet i tillë mund të ndëshkohet me gjobë prej 100 deri në 5000 euro.

“Dënohet për kundërvajtje me gjobë prej 100 deri 5.000 euro personi që bën organizimin e garave në të cilat testohet shpejtësia apo fuqia e kafshës, me ç’rast kafsha mund të pësojë dhembje, lëndime apo ngordhje apo bën organizimin e tyre në kundërshtim me dispozitat ligjore” thuhet në nenin 17 (pika j) të këtij ligji.

KosovaPress ka kontaktuar edhe kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Halitin, i cili ka thënë se ky lajm mund të jetë i rrejshëm, por është zotuar se do të punojë në parandalimin e garave të mundshme.

“E kanë bërë një farë postimi pos siç duket është lajm i rrejshëm. Policinë e kam njoftuar, jam dëgjuar me ta, se këtë problem e pamë edhe ne, prandaj jemi të interesuar shumë t’i pengojmë këto aktivitete edhe sigurisht që do t’i pengojmë”, ka thënë Haliti.

Përndryshe, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi së fundmi ka nënshkruar një vendim që ndalon vrasjen dhe keqtrajtimin e kafshëve, e një vendim të tillë e ka premtuar edhe Sokol Haliti, gjatë prononcimit për KosovaPress.

Përndryshe, në grupin “Të bashkuar për kafshët”, kohët e fundit ka pasur raportime për të ashtuquajturat luftëra mes qenve.

Aktivistët të ndryshëm kanë bërë thirrje që këto njoftime t’i përcillen menjëherë policisë, sepse sipas tyre, organizatorët e këtyre aktiviteteve po e ndërrojnë vendin dhe orën e aktivitetit./Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Kalo në kategori