LAJMI I FUNDIT:

Vajza e R Kellyt del kundër këngëtarit: Babai im është një përbindësh, lutem për të gjitha viktimat që kanë vuajtur nga ai

Vajza e R Kellyt del kundër këngëtarit: Babai im është një përbindësh, lutem për të gjitha viktimat që kanë vuajtur nga ai
Buku Abi, R Kelly (Foto: Getty Images/Guliver/Instagram)

Pas publikimit të një dokumentari lidhur me keqtrajtimet seksuale që ua ka bërë R Kelly grave dhe femrave të reja, vajza e tij, Buku Abi, e ka përshkruar këngëtarin si një përbindësh.

Përmes postimeve në rrjete sociale, ajo ka thënë se lutet për të gjitha femrat që kanë vuajtur nga keqtrajtimet e 52-vjeçarit.


Joann Kelly (emri i vërtetë i vajzës së muzikantit) ka thënë se ndihet tmerrësisht keq dhe e poshtëruar, pasi ka mësuar për keqtrajtimet e babait të saj nga dokumentari “Surviving R Kelly”.

Lajmet për R Kelly
Lexo po ashtu Lajmet për R Kelly

Buku ka theksuar se ajo, vëllezërit dhe motrat e saja, si edhe nëna e saj, nuk kontaktojnë me këngëtarin qe shumë vite.

“Përbindëshi me të cilin përballeni të gjithë është babai im. E di shumë mirë se kush dhe çfarë është ai. Jam rritur në atë shtëpi”, ja shkruar Abi në Instagram.

Reagimi i saj ka ardhur pas një deklarate të Lady Gagas, e cila ka thënë se do të dëshironte që dueti i saj me R Kellyn, “Do What You Want”, të fshihej nga të gjitha shërbimet në internet.

Edhe pse ekzistojnë shumë të dhëna lidhur me keqtrajtimet seksuale të këngëtarit, Sky News bën të ditur se ai nuk është paditur për asnjërin nga pohimet dhe deri më tani i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Kalo në kategori