LAJMI I FUNDIT:

Rrogë prej 120 mije euro në vit për atë që braktisë internetin dhe pranon ta mbikëqyrë fanarin e vetmuar (Foto)

Rrogë prej 120 mije euro në vit për atë që braktisë internetin dhe pranon ta mbikëqyrë fanarin e vetmuar (Foto)

Të gjithë ëndërrojnë për një rrogë të madhe vjetore dhe ambient sa më të mirë pune, por vështirë se do braktisnin gjithçka, përfshirë edhe internetin.

Në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, ndodhet një fanar i vetmuar që është ndërtuar më 1874, pjesët e të cilit janë kthyer në një motel që shërben mëngjes dhe drekë, transmeton Telegrafi.

Është pikërisht ky ishull i vogël, që e kërkon një punëtor, rroga vjetore e së cilit do ishte jo më pak se 120 mijë euro. Mirëpo, ai që e pranon punën, duhet ta bindë vetën që nuk do të ketë qasje në internet dhe televizion për shkak të pozitës së ndërtesës, por ka telefon me të cilin mund të bëjë thirrje.


Punonjësit, i lejohet të sjellë kohë pas kohe familjarët dhe miqtë, vetëm sa për këtë punë ka kërkesa specifike. Kandidati duhet të ketë leje që të drejtojë barkën, në mënyrë që t’i merr mysafirët nga bregu dhe t’i kthejë prapa pasi të kenë kryer pushimin.

Hoteli që është i hapur katër ditë në javë, ofron edhe dy shujta të cilat duhet të kujdesen nga po i njëjti punonjës, i cili kërkohet të ketë aftësi të mira kuzhine.

Pastrimi i pesë dhomave të gjumit, sallave dhe oborrit janë po ashtu detyrim i punonjësit, që duhet të kujdeset edhe për fanarin e vjetër.

Gjithçka tingëllon si angazhim shumë i madh, por ka edhe përparësitë e saj. Truri juaj do të detoksifikoht prej lajmeve të rrejshme në internet, tollovitë e trafikut do jenë vetëm një ëndërr e keqe për ju, ndërsa do të zgjoheni në pamjen me peizazh të mahnitshëm nën shoqërinë e shpezëve të detit dhe me ajër shumë të pastër. /Telegrafi/