Samsung na prezanton të ardhmen e një jete plot me konektivitet në CES 2019
Kur është fjala për të theksuar përmirësimet në Al, loT dhe 5G, përveç produkteve dhe teknologjive të gjeneratës së ardhshme, Samsung na tregon se si klientët mund ta jetojnë Jetën Plot Konektivitet.
Samsung Electronics Co., Ltd. prezantoi sot se si investimet dhe lidershipi i Samsung në teknologjitë Al, loT dhe 5G do të shërbejnë si gurë themeli për vizionin e një Jete Plot Konektivitet. Po ashtu, Samsung na prezantoi platformat e ardhshme robotike që funksionojnë me Al, të cilat mund të përdoren për të menaxhuar veprimtaritë e jetesës së përditshme, si për shembull çdo ndihmë e dhënë për popullsinë e moshuar që ata të kujdesen në mënyrë të pavarur për rutinën e shëndetit të tyre.
2019 përkon me përvjetorin e 50-të të Samsung Electronics,dhe përgjatë këtyre pesë dekadave të fundit kemi qenë tejet të përkushtuar për të shpalosur risi domethënëse për konsumatorët tanë”, u shpreh HS Kim, President dhe CEO i Divizionit të Elektronikës për Klientët, Samsung Electronics. “Në 2019 presim të kualifikohemi në një tjetër dimension, duke bërë që lidershipi ynë në këtë industri të kristalizojë vizionin tonë për një Jetë Plot Konektivitet.”
Përshpejtojmë inteligjencën e çdo gjëje me IoT, 5G dhe Al
Filozofia frymëzuese e Jetës Plot Konektivitet të Samsung qëndron te inteligjenca për çdo gjë – IoT, 5G dhe AI funksionojnë të ndërthurura së bashku në çdo pajisje, për të falur sa më shumë përvoja fantastike. Sot në konferencën për shtyp të CES në Las Vegas, Samsung shpjegoi se si e gjithë puna që po zhvillon lidhur me këto teknologji thelbësore i ka hapur rrugët inovacionit përmes portofolit të produkteve që disponon.
Ekosistemi SmartThings është rritur në mënyrë të konsiderueshme që nga momenti i unifikimit të aplikacionit SmartThing dhe prezantimi i SmartThing Cloud. Numri i përdoruesve të regjistruar të aplikacionit SmartThing është rritur me 220 përqind dhe personat që e kanë instaluar tashmë këtë aplikacion janë rritur me 61 përqind. Po ashtu, edhe numri i partnerëve pjesëmarrës në këtë ekosistem është rritur me 44 përqind. Sot, konsumatorët mund të shijojnë eksperiencën e SmartThings me pajisje nga markat më të mira globale si Amazon, Google, Bose, Sylvania dhe Plume.
Samsung prezantoi lidershipin e tij në fushën e telekomunikacionit duke bërë hapa galopante për tu sjellë klientëve lidhjen 5G. Samsung është mbajtësi numër 1 i patentës me ETSI, duke qenë se gëzon mbi 2000 patenta thelbësore të regjistruara 5G që nga nëntori i vitit 2018. Dhe është e para shoqëri në botë që mori
aprovimin FCC për pajisjet e saj komerciale 5G. Shoqëria bëri të mundur hedhjen në treg të rrjetit celular 5G dhe rrjetit në shtëpi me anë të agjencive të fuqishme përfaqësuese në Shtetet e Bashkuara dhe tre agjencive celulare në Kore, shoqëruar me eksperimentime të tjera që u zhvilluan në Evropë dhe Azi. Dhe jo vetëm kaq por Samsung është përkushtuar plotësisht që të vendosë të gjithë fuqinë e vet 5G në duart e konsumatorëve, duke lançuar në treg smartfonët 5G gjatë gjysmës së parë të vitit 2019.
Samsung beson se AI vlen së tepërmi dhe ndihmon në thjeshtësimit të kësaj bote kaq komplekse. Për t`ja arritur qëllimit, Samsung themeloi shtatë Qendra Botërore AI dhe është në proces përshtatje të teknologjive unike për produktet dhe shërbimet që ofron. Për garantimin e ekselencës në këtë ekspertizë, Samsung NEXT dhe Qendra e Strategjisë dhe Inovacionit të Samsung (SSIC) kanë investuar në mbi 20 startup-e AI përgjatë 5 viteve të fundit.
Zgjerohet Bixby, Platforma Inteligjente e Samsung
Fillesat e Bixby konsistojnë në mënyrën inteligjente të përdorimit të telefonit Galaxy. Sot po zhvillohet edhe më tej duke u zgjeruar në një platformë të hapur AI, e cila do të mbështesë pajisje pa fund. Shoqëria njoftoi se inteligjenca e Bixby do të shkrihet me QLED të vitit 2019 dhe televizorët premium, si dhe pajisjet inteligjente si frigoriferë, makina larëse, kondicionerë, telefona celularë altoparlantë AI, e shumë të tjera. Për më tepër, Bixby po zgjerohet në një Kabinë Digjitale të re dhe automatizohet drejt platformave robotike.
Uber, Ticketmaster dhe të tjerë tashmë po përdorin Bixby për të aftësuar shërbimet e tyre duke i bërë më inteligjente. Sot Samsung njoftoi se iHeartRadio u bashkua në cilësinë e një partneri të ri. Kështu Bixby do vijojë të rritet edhe më shumë me partnerët e tjerë që do t’i bashkohen këtij ekosistemi, si p.sh. Google.
Samsung prezantoi gjithashtu edhe vlerat thelbësore të filozofisë AI: Ndershmëri, Llogaridhënie dhe Transparencë. Ndërkohë që punon fuqishëm për zhvillimin e skajshëm të teknologjisë AI, Samsung mbetet tejet i përkushtuar për të na siguruar që algoritmet të ndërtohen në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse, duke garantuar mbrojtjen e informacionit dhe privatësisë së përdoruesit si një nga prioritetet më të rëndësishme, dhe duke bërë që konsumatorët ta kenë më të lehtë të kuptojnë se çfarë ndodh me të dhënat e tyre dhe si trajtohen ato.
Ndryshimet kryesore të bëra nga Samsung në 2019
Samsung prezantoi gjithashtu edhe një sërë risish, të gjitha me qëllim modernizimin dhe lehtësimin e detyrave tona të përditshme, duke ofruar një përvojë më të personalizuar dhe unike për çdo përdorues, ashtu siç vetëm Samsung di ta bëjë.
Të zbavitemi:
Samsung lançoi QLED e tij 98” 8K – më gjigantin që ekziston – që i shtohet gamës së produkteve për 2019 me modelet 65”, 75”, 82” dhe 85”. Me një çip procesori kuantik 8K të integruar, linja 8K e 2019 sjell cilësinë më fantastike të imazhit QLED, dizajnin dhe karakteristikat inteligjente në përmasa si kurrë më parë me rezolucion mbresëlënës 8K. Teknologjia e Samsung e bazuar në AI njeh dhe përmirëson çdo përmbajtje si për një shikues i cili po ndjek një transmetim, një pajisje modem që mundëson sinjalin digjital në analog, një HDMI, USB, ose një lidhje e celularit me televizorin, pa llogaritur rezolucionin fillestar deri në një cilësi të pacënuar prej 8K. Ky është televizori më inteligjent dhe më i fuqishëm i Samsung deri më sot.
Në 2019, televizorët inteligjent të Samsung na ofrojnë më shumë se kurrë më parë mënyra pa fund për të kërkuar përmbajtje dhe më shumë përputhshmëri me pajisjet e lidhura. Me algoritmet e përmirësuara të AI për më shumë shërbime abonimi për përdoruesit, përmbajtjet e preferuara dhe zakonet që na shoqërojnë kur shohim televizor, Udhëzuesi Universal u tregon më lehtë përdoruesve emisionin perfekt që duhet të shohin. Kështu, përdoruesit kanë më shumë se kurrë opsione pa fund që të gjejnë shpejt dhe lehtë dhe të kontrollojnë përmbajtjen e tyre të preferuar vetëm nëpërmjet zërit, duke përdorur Bixby e tyre të ri dhe telekomandën AI, dhe madje tashmë kanë më shumë mënyra për të kontrolluar edhe televizorët e tyre Samsung përmes Amazon Echo dhe Google Home.
Në përpjekje për t’u falur klientëve të televizorëve inteligjent të Samsung më shumë opsione zbavitëse, më shumë vlera dhe funksionalitetin e një platforme të hapur, Samsung njoftoi se duke filluar nga pranvera e këtij viti, do të ofrojë filma në iTunes, emisione televizive dhe mbështetje për Apple AirPlay 2 në të gjitha modelet e reja të 2019 të televizorëve inteligjent të Samsung. Mbështetja për televizorët inteligjent të Samsung të vitit 2018 do të sigurohet nëse kryeni një përditësim të firmware. I pari në këtë industri, një aplikacion i ri për filma në iTunes dhe për emisione televizive do të lançohet për herë të parë në televizorët inteligjent të Samsung në mbi 100 shtete. Mbështetjen për AirPlay 2 do të mund ta gjeni në televizorët inteligjent të Samsung në 190 shtete në të gjithë botën.
Në shtëpi:
Frigoriferi Family Hub 2019 tashmë vjen edhe më inteligjent dhe me më shumë intuitë se më parë. Aplikacioni i ri Family Board ofron një përvojë krejtësisht të riprojektuar të ekranit dhe bën të mundur që çdo anëtar i familjes të komunikojë dhe të shkëmbejë kujtime në një hapësirë krijuese në ballë të frigoriferit. Family Hub 2019 u nderua me çmimin CES 2019 për Inovacionin dhe opsioni i ri Bixby u lejon tashmë përdoruesve të ndërveprojnë në gjuhë njerëzore për të marrë përgjigje për pyetje të ndërlikuara, të parapërgatisin furrën, të kërkojnë receta, madje edhe të marrin Uber në telefon. Për më tepër, Bixby ju tregon me figurë informacione në ekran për një përvojë më të plotë dhe shfaq një gamë informacioni pamor. Këto karakteristika të reja do të bëhen të disponueshme nëse bëni përditësimin automatik për modelet më të hershme të Family Hub.
Lavatriçja me derë në pjesën e përparme e nderuar po ashtu me një Çmim për Inovacionin në CES 2019, mund të përfundojnë një proces larjeje për vetëm 30 minuta në modalitetin SuperSpeed. Me opsionin Bixby, përdoruesit mund të kontrollojnë gjithashtu konfigurimet inteligjente, si për shembull mund të marrin rekomandime për ciklin më të mirë të larjes, programimin e një cikli që përfundon në një orë që e cakton vetë përdoruesi, lidhjen automatike e ciklit të tharjes kur të ketë përfunduar larja, ose monitorimin e përdorimit për të menaxhuar në mënyrë efikase pajisjet e larjes së rrobave.
Në punë:
Samsung prezantoi një linjë produktesh të reja dhe novatore që krijojnë lidhje të fuqishme mes produktivitetit dhe fleksibilitetit, me qëllim që të ndihmojnë klientët që të mbarojnë punë shpejt dhe saktë. Dizajni i ri i Notebook 9 Pro është projektuar për profesionistët modern me një jetë dinamike që ata të arrijnë potencialin e tyre të vërtetë krijues, ndërsa laptopi Notebook Odyssey për lojëra, i cili funksionon përmes NVIDIA® GeForce RTX™ të re të cilësisë më të lartë me GPU me 20 seri, është në dispozicionin tuaj si për punë ashtu edhe për lojëra. Monitori Space i Samsung na prezanton dizajnin fin dhe funksionalitetin e nevojshëm që përdoruesit të përqendrohen vetëm në atë që shfaqet në ekran dhe jo në atë çka ndodh përreth. Zgjidhjet e tij unike të integruara që ju kursejnë vend, këmbëzat e qëndrimit plotësisht të integruara që prekin shumë lehtë tavolinën, të cilat mund të tërhiqen e të shtyhen duke u falur përdoruesve më shumë hapësirë për të qenë më produktiv. Përtej aspektit estetik, monitori Space i Samsung është i pasur me një gamë të gjerë karakteristikash dhe elementësh me performancë shumë të lartë. Modeli 27 inç ju fal rezolucion QHD që figura në ekranin tuaj të ketë detaje të pabesueshme dhe reale, ndërsa me modelin 32 inç mund të shijojmë përmbajtjet në 4K UHD.
Të ngasësh makinën me konektivitet:
Samsung na prezantoi gjithashtu edhe me zhvillimet më të fundit me HARMAN, duke na shpalosur risitë më të fundit të teknologjisë automative. Kabina digjitale 2019 na ofron tashmë një përvojë fantastike kur ngasim makinën duke qenë gjithmonë të lidhur dhe të përqendruar drejt konektivitetit, personalizimit dhe sigurisë.
Duke lidhur Bixby-n e integruar kur ngasin makinën, drejtuesit e automjeteve mund të kontrollojnë në distancë se sa karburant u ka mbetur përpara se të nisin një rrugëtim të gjatë ose kur të përcaktojnë temperaturën brenda automjetit të tyre përpara se të dalin nga shtëpia. Duke përdorur kamerat në bord, Kabina e re Digjitale mund të njohë disa drejtues automjetesh apo pasagjerë të veçantë dhe mund të konfigurojë përkatësisht hapësirën personale brenda në makinë – duke rregulluar kështu preferencat e ekranit, lartësinë e sediljes, ndriçimin dhe këngët tuaja të preferuara. Dhe jo vetëm kaq, por pasagjerët tashmë mund të shijojnë ekranet e personalizuar sipas shijeve të tyre të ulur në sediljet e pasme dhe të lidhen me DeX të Samsung të integruar në automjet që t’i mbarojnë punët në rrugë e sipër. Kabina Digjitale 2019 e bën udhëtimin tuaj edhe më të sigurt me sistemin e vizionit për zëvendësimin e pasqyrave dhe zgjidhjet e sigurisë të bazuara në kamera.
Të gjitha këto tashmë janë bërë të mundura falë teknologjisë celulare V2X që pasqyron ekspertizën e Samsung në zgjidhjet e rrjeteve celulare me teknologjitë automative. Me C-V2X të Samsung, tashmë automjetet do të mund të marrin dhe të analizojnë informacione që e bëjnë udhëtimin tuaj me makinë edhe më të sigurt dhe më të këndshëm.
Zgjidhje për pajisjet tuaja:
Për t’i dhënë jetë teknologjive AI të së nesërmes, Samsung theksoi se infrastruktura e sotme e AI duhet të evoluojë aq shumë sa të mund të përballojë inteligjencën në skajet më ekstreme. Për këtë arsye, Samsung po punon fort për të lançuar një portofol gjithëpërfshirës zgjidhjesh që do t’i japin formë së ardhmes së pajisjeve inteligjente.
Memoria e celularëve të Samsung dhe procesorët e integruar në AI, duke përfshirë edhe linjën Exynos Auto të publikuar rishtazi, do tu hapin rrugën një procesimi më të shpejt dhe efikas brenda pajisjes. Njëkohësisht, zgjidhjet tejet të avancuara të memories do të plotësojnë kërkesat e ardhshme rigoroze të serverave në rrjet dhe të sipërmarrjeve, ndërkohë që ato janë gjithnjë në kërkim që të përmbushin detyra edhe më komplekse me AI.
Platformat robotike për të ardhmen e AI
Samsung na ofron nivelet më të larta të së ardhmes së Jetës Plot Konektivitet përmes shpalosjes së zhvillimeve të tij më të fundit në platformat e robotikës, duke përfshirë Bot Care, Bot Air, Bot Retail dhe GEMS të Samsung. Mes të gjitha platformave të robotikës, Samsung shfaqi për herë të parë për publikun Samsung Bot Care, një aplikacion që u vjen në ndihmë klientëve të menaxhojnë rutinën e tyre ditore të shëndetit. Falë të gjitha përparësive në AI dhe në robotikë, Samsung tashmë po përdor asetet e tij më të fuqiplota për të pasur një ndikim sa më pozitiv në shoqëri dhe për të na falur një botë shumë më të mirë.
Për më shumë informacion duke përfshirë foto dhe video, ju lutemi vizitoni faqen news.samsung.com. Ekspozita e Samsung nr. 15006 në CES ndodhet në katin 1 të Salloni Qendror në Qendrën e Konventave në Las Vegas dhe do të jetë e hapur në datat 8-11 janar 2019.
Rreth Samsung Electronics Co., Ltd.
Samsung frymëzon botën dhe është modeli i së ardhmes me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, pajisjeve që mbahen në trup, tabletëve, aparateve digjitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresënhttp://news.samsung.com.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Startupi italian zhvillon një pajisje inteligjente që e kthen telefonin tuaj në një instrument muzikor
Spotify nënshkruan një marrëveshje të re për të zgjeruar ofertën e librave audio
Android 16 i zhbllokuar për disa përdorues: Çfarë dimë deri tani?
"CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare", influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale
Startupi italian zhvillon një pajisje inteligjente që e kthen telefonin tuaj në një instrument muzikor
Pse qentë robotë po patrullojnë në resortin Mar-A-Lago të Donald Trump?
Android 16 i zhbllokuar për disa përdorues: Çfarë dimë deri tani?
xAl tani vlerësohet më shumë se sa ka paguar Musk për ta blerë Twitter
Zbulohet një datë e re për prezantimin e serisë Galaxy S25 të Samsung
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë