LAJMI I FUNDIT:

Galaxy X, telefoni i palosshëm i Samsung, mund të lansohet poashtu më 20 shkurt

Galaxy X, telefoni i palosshëm i Samsung, mund të lansohet poashtu më 20 shkurt

Samsung ka dërguar ftesa për një ngjarje më 20 shkurt ku do të shohim serinë e Samsung Galaxy S10, por ne gjithashtu mund të shohim Samsung Galaxy X të palosshëm.

Kështu njofton The Wall Street Journal, dhe Samsung ka vendosur me sa duket këtë datë në vend të MWC 2019, sepse Huawei thuhet se po lanson një telefon të palosshëm në këtë ngjarje.


Pra, Samsung me sa duket dëshiron të jetë kompania e parë dhe të ketë vëmendjen për vetvete, përcjell Telegrafi.

Kjo pastaj me sa duket do të pasohet nga një lansim në dyqane në muajin prill. Megjithatë, thashethemet e mëparshme sugjerojnë se Galaxy X mund të jetë një rrjet ekskluziv në disa rajone dhe është e sigurtë se do të kushtojë shumë, kështu që nuk mund të jetë lehtësisht i qasshëm për shumë blerës.

Sidoqoftë, thashethemen e lansimit duhet ta marrim me një dozë të mirë spekulimi. /Telegrafi/