LAJMI I FUNDIT:

Merkel: Pranojmë përgjegjësinë e krimeve naziste në Greqi

Merkel: Pranojmë përgjegjësinë e krimeve naziste në Greqi
BERLIN, GERMANY - NOVEMBER 28: German Chancellor and Chairwoman of the Christ Democrats Party (CDU) Angela Merkel adress the media during a press conference following the summit on diesel emissions with Mayors of the most polluted German cities on November 28, 2017 in Berlin, Germany. (Photo by Michele Tantussi/Getty Images)

Gjermania pranon plotësisht përgjegjësinë e krimeve të kryera nga nazistët në Greqi, deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë vizitës së saj të parë zyrtare në Athinë që prej vitit 2014.

“Ne pranojmë plotësisht përgjegjësinë e krimeve të kryera nga nacional-socialistët në Greqi (…)”. Një mbështetje e Berlinit për Greqinë bëhet për të mirën e të vendeve”, tha Merkel, sipas përkthimit në greqisht në transmetim direkt nga televizioni publik grek, ERT.

Pretendimi për dëmshpërblime financiare që i kërkohen Gjermanisë për të kompensuar krimet e kryera gjatë pushtimit të vendit nga nazistët (1941-1944) është një debat i vjetër në Greqi që është rikthyer nga kriza e borxhit vitet e fundit.


Sipas një raporti të Kontabilitetit Kombëtar të Greqisë, shuma e dëmshpërblimeve arrin në 162 miliardë euro.

Gjatë vizitës së saj të parë në Greqi që prej vitit 2014, kancelarja gjermane kërkoi të ulë klimën e tensionuar mes dy vendeve në kulm të krizës greke (2010-2014).

Gjermania shihet nga grekët si shkaktarja e politikave të masave shtrënguese që iu imponuan vendit për të evituar rreziqet e një dështimi të pagimit të huave dhe një shembje të eurozonës. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Përmbytjet në Bosnje e Hercegovinë, shkon në 21 numri i të vdekurve – autoritetet dyshojnë se bilanci i viktimave është më i lartë

Përmbytjet në Bosnje e Hercegovinë, shkon në 21 numri i të vdekurve – autoritetet dyshojnë se bilanci i viktimave është më i lartë

Bosnja
Trump inkurajon Izraelin të godasë objektet bërthamore të Iranit

Trump inkurajon Izraelin të godasë objektet bërthamore të Iranit

Azia
Vritet komandanti i Hamasit në një sulm ajror në kampin e refugjatëve

Vritet komandanti i Hamasit në një sulm ajror në kampin e refugjatëve

Azia
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Evropa
Gjatë një sulmi ajror, ushtria izraelite godet depon ruse në bazën ushtarake në Siri

Gjatë një sulmi ajror, ushtria izraelite godet depon ruse në bazën ushtarake në Siri

Azia
Ekuipazhi i tankerit në Detin e Kuq shtie mbi varkën me eksploziv të Houthi, por pa ndonjë sukses – ajo përplaset dhe shpërthen

Ekuipazhi i tankerit në Detin e Kuq shtie mbi varkën me eksploziv të Houthi, por pa ndonjë sukses – ajo përplaset dhe shpërthen

Evropa
Kalo në kategori