Drejtues të Qeverisë së Kosovës shprehen optimistë se Projektbuxheti për vitin 2019 do të votohet në lexim të dytë gjatë këtij muaji.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Projektbuxheti që parashihet të jetë 2.3 miliardë euro, do të kalojë në fund të këtij muaji, pasi deputet e Kuvendit të Kosovës janë në pushim.
Ai gjatë një takimi me drejtues të Odës Ekonomike Amerikane, tha se do të përmbushen edhe kërkesat e PSD-së opozitare për buxhetin.
“Votimi i buxhetit ka mund të ndodhë tani në këtë kohë, por parlamenti është në pushim. Seanca do të thirret në fund të këtij muaji, sepse kemi bërë një konsultë, i kam takuar shefat e grupeve parlamentare. PSD i ka disa kërkesa që qëndrojnë realisht. Jemi ra dakord që të votojmë edhe projektligjin për pagat, projektligjin për dialog. Janë edhe disa tema të tjera, që besoj se do t’i realizojmë”, ka thënë Haradinaj.
Projektligji për buxhetin e vitit 2019 është votuar në lexim të parë nga deputetët e Kuvendit në fund të vitit 2018. LDK dhe Vetëvendosje nuk morën pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës, derisa partia tjera opozitare PSD votoi pro. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City