LAJMI I FUNDIT:

Edhe në temperatura nën zero, vazhdojnë protestat kundër ndryshimeve kushtetuese (Foto)

Edhe në temperatura nën zero, vazhdojnë protestat kundër ndryshimeve kushtetuese (Foto)

Reshjet e borës dhe temperaturat nën zero nuk i kanë ndaluar disa qytetarë që sërish të dalin në protesta para Kuvendit të Maqedonisë kundër ndryshimeve kushtetuese.

Qytetarët të cilët kanë bllokuar rrugën para Kuvendit, ju bëjnë thirrje deputetëve dhe presidentit Gjorge Ivanov që t’ju bashkëngjiten në protesta për të kundërshtuar ndryshimin e emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në protestat e sotme pritet të mbajë fjalim kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, i cili dje refuzoi ta bëjë këtë gjë.


Ndryshe, sot pritet të votohen ndryshimet kushtetuese gjegjësisht amendamentet XXXIII, XXXIV, XXXV dhe XXXVI të Kushtetutës së Maqedonisë.

Sipas disa informacioneve votimi përfundimtar kur do të duhen 80 deputetë pritet të bëhet nesër./Telegrafi/