LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Apelit gjatë vitit që lamë pas ka zgjidhur 13,641 lëndë

Gjykata e Apelit gjatë vitit që lamë pas ka zgjidhur 13,641 lëndë

Gjykata e Apelit gjatë vitit që lamë pas ka zgjidhur 13 mijë e 641 lëndë, që po konsiderohet si shifër rekorde.

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala në një konferencë për media, tha se për herë të parë në histori të kësaj gjykate, numri i lëndëve të zgjidhura është më i madh se numri i lëndëve të mbetura për vitin vijues.

“Vitin 2018, Gjykata e Apelit e ka filluar me 12 mijë e 576 lëndë të trashëguara gjatë vitit kanë arritur edhe 14 mije e 21 lëndë, që do të thotë se kemi pasur punë, gjithsej 26 mijë e 597. Prej tyre kemi arritur t’i zgjidhim 13 mijë e 640 lëndë, ndërsa në punë vazhdojnë të mbesin 12 mijë e 957”, tha ai.


Ai tha se gjatë vitit 2018, kjo gjykatë ka zgjidhur 2 mijë lëndë më shumë se në vitin 2017.

Shala ka folur edhe për lëndët kundër korrupsionit zyrtar dhe ato të shënjestruara.

“Janë lëndë të cilat kjo gjykatë i shqyrton me prioritet të plotë. Nga viti 2017 kemi trashëguar 16 kundër korrupsionit zyrtar. Gjatë vitit që lamë kemi pranuar edhe 108 lëndë, që do të thotë i kemi pasur në punë 125 raste. Janë kryer 107, ndërsa vazhdojnë të mbesin në punë edhe 18. Sa i përket lëndëve të shënjestruara, i kemi kryer të gjitha në afat rekord, aktualisht nuk kemi asnjë të tillë”, tha ai.

Ai ka folur edhe për bojkotin që avokatët janë duke e bërë, ku ka thënë se po e pengon punën.

Shala bëri të ditur se sot do të jetë një takim i jashtëzakonshëm i KGjK-së për këtë temë.

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Kalo në kategori