Kuvendi i Kosovës, vitin e kaluar e ka miratuar një rezolutë përmes së cilës parashihet që të ndahen shtesa prej 10 euro për fëmijët në Kosovë, nga mosha 0 deri në 16 vjeç.
Sipas kësaj rezolute, ndarja e shtesave për fëmijët parashihet të nis në vitin 2019, megjithatë ende nuk dihet saktësisht se kur do të bëhet ndarja e mjeteve financiare për këtë çështje, ndërkaq e diskutueshme do të jetë edhe shuma e të hollave, pasi që pritet të ketë edhe kategorizim.
Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, e cila njëherësh e ka iniciuar idenë për shtesat e fëmijëve, ka thënë për Kallxo.com se është e sigurt që ndarja e shtesa do të ndodhë brenda vitit 2019.
“Pas aprovimit të rezolutës, Kryeministri ka kërkuar nga Ministria e Punës që të fillohet puna në legjislacion shtesë me qëllim të zbatimit të gjitha pikave të rezolutës që nënkupton kategorizimin dhe implementimin e shtesave për fëmijë. Jam e sigurt që do të ndodhë brenda vitit 2019”, thuhet në përgjigjen e Kadaj-Bujupi.
Sipas deputetes, në momentin që finalizohet ligji nga e ministrisë ndahet edhe buxheti për zbatim.
Lidhur me këtë çështje, gazet ka kontaktuar Ministrinë e Financave dhe atë të Punës dhe Mirëqenies sociale.
Drejtori i Zyrës për Komunikim me Publikun në Ministrinë e Financave, Muharrem Shahini, ka thënë që për këtë çështje duhet të kërkohet përgjigje nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Ndërkaq, Musa Demiri, udhëheqës i Divizionit për Komunikim me Publikun në MPMS, thotë që ky dikaster ka obligime nga rezoluta e miratuar për shtesat e fëmijëve.
Rezoluta e Kuvendit të Kosovës për shtesat e fëmijëve
“Siç e dini, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka nxjerrë vitin e kaluar një rezolutë rreth shtesave për fëmijë. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka obligime që burojnë nga kjo rezolutë, konkretisht, që ndërlidhen me hartimin dhe zbatimin e legjislacionit për ndarje të shtesave për fëmijë. Në rezolutë specifikohet se ndarja e shtesave për fëmijë të fillojë gjatë vitit 2019”, thuhet në përgjigjen e tij.
Sipas Demirit, sa i përket shumës mujore të shtesave për fëmijë, në rezolutë specifikohet se ajo duhet të kategorizohet, duke marrë parasysh kriteret përkatëse, përfshirë të hyrat familjare, punësimin e prindërve dhe moshën e fëmijëve.
“Ndërkaq, vitin e kaluar, MPMS ka marrë përsipër reformë të plotë të sistemit pensional ku ka hartuar Koncept-Dokumentin për Fushën e Pensioneve dhe Beneficioneve. Në këtë Koncept-Dokument, ndër tjera është paraparë edhe hartimi i Ligjit për Sigurime Sociale nga i cili do të krijohet Fondi për Sigurime Sociale që do të jetë i financuar nga punëdhënësit dhe punëmarrësit”, thuhet në sqarimin e zyrtarit në këtë ministri.
Ai shton se ky fond do të financojë komplet shtyllën e parë të Sistemit Pensional ku përfshihet edhe mbrojtja prindërore (shtesat për fëmijë).
Në anën tjetër, ndarja e shtesave për fëmijët, nuk është e përfshirë as në buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019.
Megjithatë, shtesa prej 10 euro në muaj për fëmijët në Kosovë është konsideruar e pamjaftueshme për nevojat elementare për rritjen e tyre, duke pasur parasysh standardet ekonomike në vend. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'