Komisioneri Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, shpreson që gjatë këtyre ditëve do të vijë një përgjigje nga Qeveria e Kosovës lidhur me taksën e vendosur ndaj mallrave që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Komisioneri Hahn, siç raportojnë mediat serbe, u ka thënë gazetarëve në Bruksel se për barrierat tregtare do të bisedohet në një format të veçantë, duke potencuar se për taksën duhet të gjendet një zgjidhje
“Shpresoj në një përgjigje nga Kosova gjatë këtyre ditëve. Për këtë nisen nga fakti se gjatë këtij viti do të hapen kapituj të rinj me Serbinë dhe Malin e Zi”, ka thënë Hahn, përcjell Telegrafi.
Kërkesën për heqje të taksës e ka përsëritur edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, pas takimit që ka pasur të martën me delegacionin kosovar për dialog me Serbinë, të kryesuar nga Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti.
Mirëpo, heqjen e taksës deri tani e ka kundërshtuar Qeveria e Kosovës. Kryeministri Haradinaj është këmbëngulës se taksa ndaj produkteve që importohen nga Serbia e Bosnja e Hercegovina nuk do të hiqet derisa Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës.
Ditëve të fundit në media është shkruar se presidenti i vendit Hashim Thaçi mund të iniciojë heqjen e taksës, por ky i fundit nuk ka bërë ndonjë deklaratë lidhur me këtë mundësi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë
Vdekje e dyshimtë në Gjilan, policia nis hetimet
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës
Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia
Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes