Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë informon se në rajonin më të gjerë të Tetovës, gjatë muajit të kaluar (dhjetor 2018), janë regjistruar gjithsej 84 aksidente trafiku, prej të cilave 57 kanë ndodhur në vendbanime kurse 27 në rrugë të hapura.
Siç thonë nga SPB Tetovë, në këto aksidente nuk ka pasur viktima në njerëz, në 4 aksidente 5 persona kanë marrë lëndime të rënda trupore dhe 26 aksidente kanë mbaruar me persona të lënduar lehtë. Në numrin më të madh të aksidenteve, të lënduarit janë bashkudhëtarë edhe atë në 17 aksidente, në 14 aksidente ka pasur vozitës të lënduar, kurse në 10 aksidente ka pasur këmbësorë të lënduar, deri sa në 54 aksidente janë shkaktuar vetëm dëme materiale, njofton Telegrafi Maqedoni.
Numri më i madh i aksidenteve kanë ndodhur nëpër rrugët e qytetit të Tetovës, edhe atë 45 aksidente në bulevardet “Ilinden”, “Vidoja Smilevski Bato” dhe “Iliria”, ndërsa në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup kanë ndodhur 23 aksidente rrugore.
“Shkaqet më të shpeshta të aksidenteve, pikërisht në ata me lëndime të rënda janë, mosrespektimi i përparësisë së kalimit (16 aksidente), pasuar nga aksidentet me shpejtësi të papërshtatshme gjegjësisht vozitje e shpejtë (15 aksidente), kryerje e veprimeve të parregullta (8 aksidente)”, thonë nga SPB Tetovë.
Ata shtojnë se numri më i madh i aksidenteve kanë ndodhur gjatë ditëve të hëna (18), të martën (15) dhe të premten (14), edhe atë në periudhën prej ora 12.00 deri ora 16.00.
Karakteristike për aksidentet trafikut në muajin e kaluar, është ajo se në 129 kanë qenë automjetet pjesëmarrëse në aksident, 8 aksidente kanë qenë të shkaktuara nga kafshë dhe 13 aksidente kanë ndodhur me devijim nga rruga, si rezultat i shpejtësisë së papërshtatshme./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë
FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?