LAJMI I FUNDIT:

Mjekët u thanë se nuk ka gjasa të shpëtojë, familjarët morën vendim t’ia fikin aparatet që e mbanin gjallë – të rrethuar te shtrati panë babanë duke lëvizur gishtat (Foto/Video)

Mjekët u thanë se nuk ka gjasa të shpëtojë, familjarët morën vendim t’ia fikin aparatet që e mbanin gjallë – të rrethuar te shtrati panë babanë duke lëvizur gishtat (Foto/Video)

Pasi që me 12 dhjetor fëmijët e kishin gjetur babanë e tyre T. Scott Marr, 61-vjeç, nga Omaha e Nebraska duke qëndruar i shtrirë në shtrat dhe nuk i përgjigjej thirrjeve të tyre, ata e dërguan me urgjencë në spital ku menjëherë është vënë në aparatin që ndihmon frymëmarrjen.

Aty mjekët e kishin konstatuar se kishte pësuar sulm në tru, dhe ua kishin bërë me dije familjarëve se ekzistojnë shumë pak gjasa që të përmirësohet gjendja e tij shëndetësore, transmeton Telegrafi.


Të nesërmen katër fëmijët e tij e vizituan në spital për të parë nëse ka ndonjë ndryshim, por Marr nuk jepte shenja të përmirësimit. Pjesë të caktuara të trurit kishin brengosur pa masë mjekët, që nuk shpresonin që ai do të bëhet më mirë.

“Kemi qenë të brengosur se në rastin e tij gjendja shëndetësore nuk do të përmirësohet dhe se Marr do të përfundojë me vdekje të trurit”, ka deklaruar mjekja Rebecca Runge.

Ndërkaq e bija e tij Preston Marr ka deklaruar se ajo dhe anëtarët e tjerë të familjes ishin ballafaquar me një situatë të vështirë, pasi e kuptuan se ekzistojnë shumë pak gjasa që të ketë përmirësim të gjendjes shëndetësore.

“Gjithmonë thoshte, se nuk dëshiron ta shohim të shtrirë në spital apo në shtëpinë e pleqve”, ka deklaruar e bija e tij.

“Mjekët na kanë thënë se gjasat për përmirësim të gjendjes shëndetësore janë pothuajse zero, dhe kështu vendosëm t’ia fikim aparatet që e mbanin gjallë. U përshëndetëm me të, kurse stafi mjekësor i hoqi tubat e frymëmarrjes, fikën aparatet dhe qëndruam të bashkuar rreth shtratit të tij”, ka shtuar Preston.

Pas fikjes së aparateve mjekët u kishin thënë që Scott nuk është kandidat për dhurimin e organeve, pasi që truri i tij po jepte shenja të aktivitet të punës. Kështu Scott filloi të marrë frymë vetë, kurse fëmijët të nesërmen u rikthyen në spital për të parë çfarë ka të re.

“U afrova te shtrati dhe e pyeta nëse mund ta lëviz gishtin e dorës dhe ai ngadalë e lëvizi. E pyeta nëse mund t’i lëvizë gishtat e këmbëve dhe aty filloi t’i lëviz edhe ata”, ka shpjeguar Preston.

Me të kuptuar se ka gjasa për jetë, vrapuan tek mjekët për t’ju treguar se çfarë kishin parë. Aty menjëherë filluan t’i bëjnë një kontroll të detajuar. Aty u konstatua se T. Scot Marr vuan nga një sindromë e rrallë që megjithatë mund të shërohet.

Pasi u zgjua nga koma, fëmijët i vënë një emër të ri “njeriu mrekulli”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori