LAJMI I FUNDIT:

Gent Fatali darkë romantike me të dashurën në Paris

Gent Fatali darkë romantike me të dashurën në Paris

Gent Fatali ka kohë që nuk ka sjell ndonjë këngë të re para fansave.

Megjithatë projekte e sjella gjatë vitit të kaluar ende po vlerësohen prej adhuruesve të këngëtarit.

Ai ka punuar pos karrierës muzikore edhe në jetën sentimentale duke humbur më statusin e beqarit.


https://www.instagram.com/p/BsWCBRGB3Hh/

Dhe duket se Genti më nuk e ka ndërmend më të fshihet dhe tashmë haptas po tregon se është i dashuruar.

Fatali së fundi po qëndron në kryeqytetin francez, i cili është simbol i dashurisë gjersa ka publikuar edhe disa imazhe në rrjetet sociale.

Gent Fatali: Mos prit të jesh i pasur për të qenë i lumtur, lumturia është falas
Lexo po ashtu Gent Fatali: Mos prit të jesh i pasur për të qenë i lumtur, lumturia është falas

Duke darkuar në Paris, ai është fotografuar teksa mban në duar një trëndafil të bardhë, i cili është simbol i dashurisë së pastër.

E në të njëjtin vend me të njëjtën lule është fotografuar edhe e dashura e këngëtarit, Rozafa.

Ndryshe, Fatali është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BsWCFuChtYC/