LAJMI I FUNDIT:

Ata që jetojnë jashtë vendlindjes zbulojnë gjëra të reja për veten dhe kanë më pak stres

Ata që jetojnë jashtë vendlindjes zbulojnë gjëra të reja për veten dhe kanë më pak stres

Të jetoni jashtë vendlindjes është diçka që ju sjell shumë përfitime, duke përfshirë mundësinë për të vizituar vende të reja, takuar njerëz të ri dhe për të provuar gjëra të reja.

Por, ndoshta përfitimi më i madh që mund ta keni nga jetesa jashtë vendit mund të jetë zbulimi i diçkaje të re për veten tuaj, transmeton Telegrafi.

Dhe kjo nuk është vetëm poezi rreth jetesës përtej oqeane. Ka hulumtime që e mbështesin këtë konstatim.


Sipas një studimi të ri nga universiteti Rice, në bashkëpunim me universitetin Kolumbia dhe atë të Karolinës Veriore, shpërngulja nga vendlindja e rritë “qartësinë e konceptit për vetveten”, që nënkupton se ata të cilët jetojnë në një shtet të ri kanë tendenca të kenë një kuptim më të mirë të vetes së tyre.

Shkencëtarët kanë ardhur në këtë përfundim pasi i kanë kryer gjithsej gjashtë studime të ndryshme, përmes së cilave i kanë anketuar 1,874 pjesëmarrës në SHBA dhe në programe ndërkombëtare.

Anketimet kanë përfshirë persona që kanë jetuar jashtë vendlindjes dhe persona që kanë qenë duke jetuar në vendin e tyre.

Kështu, shkencëtarët zbuluan se ata që jetonin jashtë vendlindjes kishin reflektuar mbi vetveten në mënyra të ndryshme duke mësuar më shumë për kulturat e reja.

Ekipi hulumtues e ka theksuar edhe një thënie të filozofit gjerman Hermann von Keyserling, i cili kishte shkruar në librin e tij “The Travel Diary of a Philosopher” se “rruga më e shkurtë drejt vetvetes të çon rreth e rreth botës”.

Mbi të gjitha, hulumtuesit kanë thënë se përveç se duke jetuar jashtë vendit njerëzit e kanë një kuptim të ri për veten e tyre, gjithashtu ata janë më të kënaqur me jetën, kanë më pak stres dhe janë më produktivë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
E keni vendosur qumështin në pjesën e gabuar të frigoriferit, nëse e mbani në këtë pjesë do të qëndrojë më gjatë

E keni vendosur qumështin në pjesën e gabuar të frigoriferit, nëse e mbani në këtë pjesë do të qëndrojë më gjatë

A e dini se...
Shenjat që tregojnë se po punoni në një ambient toksik

Shenjat që tregojnë se po punoni në një ambient toksik

A e dini se...
Në cilën moshë duhet të martoheni, në bazë të shenjës suaj të Zodiakut?

Në cilën moshë duhet të martoheni, në bazë të shenjës suaj të Zodiakut?

Sekreti presidencial: Përse Donald Trump kurrë nuk bart unazë?

Sekreti presidencial: Përse Donald Trump kurrë nuk bart unazë?

Lule në një ëndërr: Çfarë do të thotë një trëndafil dhe çfarë do të thonë një jargavan, bozhure ose orkide?

Lule në një ëndërr: Çfarë do të thotë një trëndafil dhe çfarë do të thonë një jargavan, bozhure ose orkide?

Lifestyle
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi

Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi

Kalo në kategori