LAJMI I FUNDIT:

Protesta e studentëve në Tiranë pasqyrohet edhe nga mediat gjermane (Video)

Protesta e studentëve në Tiranë pasqyrohet edhe nga mediat gjermane (Video)

Televizioni gjerman “ZDF” në edicionin e tij qendror ka pasqyruar protestën e studentëve, të cilët kanë për më shumë se një muaj që kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave.

“ZDF” i ka kushtuar kësaj protestë një kronika të gjatë, ku ka marrë në intervistë studentë dhe analistë, të cilët kanë treguar situatën në të cilën ndodhet protesta.


Në kronika tregohen pamje nga protesta e cila tashmë zhvillohet para kryeministrisë, por dhe kushtet e këqija të konvikteve.

Grupin e xhirimit të “ZDF” i ka shoqëruar studenti Igli Tola, i cili u ka treguar dhe kushtet e këqija që janë konviktet në Shqipëri.

Përderisa protesta e studentëve në Shqipëri është bërë temë ditore e mediave vendore e rajonale, sot ajo ka gjetur pasqyrim edhe në mediat evropiane, përcjell Telegrafi.

Televizioni prestigjioz gjerman “ZDF” në edicionin qendror të lajmeve i ka dhënë një pasqyrim të zgjeruar ngjarjes që po kalon përmasat e një proteste të zakonshme.

Në këtë kronikë ,“ZDF” trajton kauzën e studentëve, shqetësimet e tyre, si dhe kushtet e vështira në të cilat ata jetojnë.

Media gjermane ka intervistuar edhe politolog e student duke dëgjuar këndvështrimet e tyre për protestën dhe situatën aktuale në Shqipëri.

Studenti Igli Tola, si një nga përfaqësuesit e studentëve ka shoqëruar ekipin e televizionit në brendësi të ambienteve ku ata jetojnë, duke treguar dhe kushtet e vështira në të cilat janë konviktet në Shqipëri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Politikë
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Kalo në kategori