LAJMI I FUNDIT:

UEFA heton Luftëtarin për trukim ndeshjesh në Ligën e Evropës

UEFA heton Luftëtarin për trukim ndeshjesh në Ligën e Evropës

Pas Skënderbeut, edhe një tjetër skuadër shqiptare përfundon në radarët e UEFA-s, zyrtarisht për ndeshjet e dyshuara për trukim.

Bëhet fjalë për skuadrën e Luftëtarit, që sezonin e kaluar veror mori pjesë në kompeticionet e UEFA-s, e më saktë në Europa League, duke u eliminuar që në raundin e parë nga skuadra letoneze e Ventspilsit.

Top Channel ka mundur të sigurojë një kopje të “e-mail”-it që qeveria europiane e futbollit ka sjellë për institucionet shqiptare dhe klubin gjirokastrit.


Luftëtari humbi në ndeshjen e parë me rezultain 5-0, gola të pësuar në 45 minutat e para, ndërsa në ndeshjen e kthimit barazoi 3-3 në Elbasan, në një ndeshje që ngjalli shumë dyshime te tifozët për mënyrën sesi shkoi rezultati, me kthime e rikthime rezultatesh.

Muajt e fundit, skuadra gjirokastrite po vuan një mungesë qëndrueshmërie edhe në financa, gjë që duket jo logjike pas një sezoni të suksesshëm në edicionin e kaluar me pjesëmarrjen në Europë. Fondi i UEFA-s për skuadrën gjirokastrite pritej të ishte rreth 250 mijë euro, por kjo shumë nuk ka mbërritur ende dhe është vet UEFA, që në njoftimin e saj zyrtar sqaron:

“Luftëtari është përfshirë në disa ndeshje të dyshimta të Europa League, të cilat janë nën hetim nga sektori i Integritetit, e pagesat për pjesëmarrjen në Europë janë bllokuar derisa të zgjidhet kjo çështje. Siç jeni në dijeni, UEFA ka detyrën të mbrojë integritetin e aktiviteteve të saj dhe të ndalojë të gjitha metodat që mund të rrezikojnë ndershmërinë e ndeshjeve, gjëra këto që mund të nxisin abuzimin me futbollin”.

UEFA, në këtë “e-mail” ka njoftuar krerët më të lartë të Federatës së Futbollit dhe klubin Luftëtari, se ndeshja e zhvilluar në Europë ka ngjallur dyshime dhe është nën hetim prej tyre. Që nga muaji shtator e deri më tani, ende nuk është marrë një vendim, por hetimet po vazhdojnë, duke lënë pezull një tjetër klub shqiptar, pas Skënderbeut, i cili është penalizuar më parë nga UEFA për dyshime të ngjashme. /Top Channel/

Në trend Sport

Më shumë
Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të shpenzojë 130 milionë euro

Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të shpenzojë 130 milionë euro

Premier League
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Premier League
Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Ndërkombëtare
Ancelotti flet për El Clasicon e finales së Superkupës së Spanjës

Ancelotti flet për El Clasicon e finales së Superkupës së Spanjës

Ndërkombëtare
Messi zbulon ndeshjen e vetme në karrierën e tij për të cilën ‘mërzitet’ që mungoi

Messi zbulon ndeshjen e vetme në karrierën e tij për të cilën ‘mërzitet’ që mungoi

Ndërkombëtare
Klubet saudite të gatshme të eklipsojnë pagën e Ronaldos duke i ofruar kontratë marramendëse egjiptianit Salah

Klubet saudite të gatshme të eklipsojnë pagën e Ronaldos duke i ofruar kontratë marramendëse egjiptianit Salah

Ligat tjera
Kalo në kategori