Pas problemeve të shumta me ski liftet që dje shënuan fillimin e sezonit turistik në Kodrën e Diellit, sot situata paraqitet më ndryshe dhe shkon drejtë përmirësimit. Të gjitha ski liftet janë vënë në funksion me përjashtim të dy ulëses e cila për shkak të erës së fuqishme gjatë ditës së sotme nuk u lëshua në përdorim. Drejtori i Qendrës Turistike “Kodra e Diellit”, Bekim Selmani dështimin e djeshëm e arsyeton me fluksin e madh të përdoruesve të ski liftave që sipas tij ka ndikuar në bllokimin e tyre të përkohshëm.
“Shkaku se kishte fluks të madh të vizitorëve dhe ishte dita e parë e skjimit por edhe koha ishte shumë me erë dhe e keqe vinte deri tek defektet e kohë pas kobshme shkaku i erës. Sot edhe pse dita filloi me mot jo aq të mirë mirëpo ski liftat janë gjithë në rregull dhe nga mëngjesi çdo gjë funksionon sipas planit”, theksoi Bekim Selmani, drejtor i pikës turistike Kodra e Diellit
Rreth problemeve me ski-liftet në Qendrën turistike Kodra e Diellit ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët e cila ka kërkuar nga Qeveria që t`i merr ELEM-it të drejtën e menaxhimit me këtë Qendër Turistike.
“Qeveria ti marr të drejtën e menaxhimit ndërmarrjes ELEM, të formojë Këshill Drejtues të përbërë nga tre anëtarë të Qeverisë, tre të komunës së Tetovës dhe tre ekspertë të turizmit dhe nga bordi Drejtues, të zgjidhet drejtori për menaxhimin Kodrës së Diellit. Qeveria të ndaj buxhet për funksionimin e këshillit drejtues dhe bordit që janë me vendime pune të rregullta. Nëse vazhdon ky trajtim i kodrës së Diellit, do organizohemi me banorët e malësisë dhe qytetarët e Tetovës, që të bllokojmë rrugët, kur Kodrën e Diellit do ta vizitojnë qeveritarët apo deputetët e Maqedonisë”, tha Altrim Mamuti, Aleanca për Shqiptarët
Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në FB ka reaguar edhe ish deputeti Izet Zeqiri,
Ku janë premtimet e qeveritarëve se deri në vitin 2015 do të investonin rreth 60-80 milionë euro ne Kodrën E Diellit. Qeveria injoron investimet në qendrën turistike “Kodra e diellit” ajo këtë qendër e ka shkatërruar tërësisht duke u munduar të krijon qendra turistike që nuk ekzistojnë fare. Si p.sh. ndërtimi i Ski qendrës – Vodno (2015-2017), ndërtimi i teleferikut nga kisha Shën Jovan deri te Vodno e Mesme (2017-2018)”, u shpreh Izet Zeqiri, ish-deputet
Për lënien pas dore dhe mos-përmbushjen e premtimeve për investime milionëshe në Kodrën e Diellit ka reaguar edhe Lëvizja “Të shpëtojmë Kodrën e Diellit”, nga e cila nuk përjashtojnë mundësinë që ditëve në vijim të organizojnë edhe protesta./Alsat-M/
https://www.youtube.com/watch?v=5NY7fmN4qEI
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles