LAJMI I FUNDIT:

Zjarr në një kazino në qendër të Shkupit (Video)

Zjarr në një kazino në qendër të Shkupit (Video)

Një kazino në qendër të Shkupit sot është përfshirë nga flakët. Arsye për shpërthimin e zjarrit thuhet të jetë instalimi elektrik, i cili ka qenë i vendosur tek aparatet e lojërave të fatit.

Zjarri ka përfshirë dy monitorë të aparateve, të cilët kanë qenë brenda kazinosë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në shuarjen e zjarrit është intervenuar me dy makina zjarrfikëse dhe 5 zjarrfikës.


Dëmi që ka shkaktuar zjarri është konsideruar si i vogël./Telegrafi/