LAJMI I FUNDIT:

Dështon grusht-shteti në Gabon, kapen puçistët

Dështon grusht-shteti në Gabon, kapen puçistët

Tentimi për grusht-shtet sot në Gabon ka dështuar, pasi një grup komandantësh ushtarakë u vunë zyrtarisht nën kontroll, ka bërë të ditur një zëdhënës i qeverisë.

“Funksionon qeveria, institucionet po funksionojnë”, tha Guy-Bertrand Mapangou për France 24.

Ai i tha Reuters më herët se katër nga pesë komandantët që ishin në stacionin e radios shtetërore u ndaluan.


Në stacion, komandantët deklaruan pakënaqësi me presidentin Ali Bong, i cili po shërohet nga një sulm në tru në Marok.

“Fjalimi i Bong për Vitin e Ri ka rritur dyshimet në aftësinë e presidentit për të vazhduar përmbushjen e detyrimeve të tij”, tha nënkoloneli Kelly Ondo Obiang, i cili u shfaq si komandant i Gardës Republikane dhe kreu i Lëvizjes Patriotike të Mbrojtjes dhe forcave të sigurisë të Gabon.

Në një videoklip në rrjetet sociale, shihet Ondo Obiang në një stacion radioje të veshur me uniformë ushtarake dhe beretë të gjelbër, duke lexuar një deklaratë të transmetuar rreth orës 16:30 sipas orës lokale. Pranë tij janë edhe dy ushtarë të armatosur.

Ondo Obiang ka thënë se grusht-shteti u bë kundër “atyre që në mënyrë qyqare vranë fshatarët e tyre të rinj më 31 gusht 2016”, duke iu referuar dhunës që shpërtheu pasi Bongo u shpall fitues i zgjedhjeve të diskutueshme.

Bongo, 59-vjeç, u shtrua në spital në tetor në Arabinë Saudite pas një sulmi në tru. Që nga nëntori, ai është për trajtim në Marok.

Në një fjalim të Vitit të Ri, ai rrëfeu problemet e tij shëndetësore, por gjithashtu tregoi se po shërohej.

Një pjesë e fjalës ishte e pashpjegueshme dhe ai nuk e lëvizte dorën e djathtë, por përveç kësaj, ai dukej se kishte një shëndet të mirë.

Familja e tij e ka qeverisur këtë shtet të pasur me naftë për pothuajse gjysmë shekulli. Bongo u rizgjodh në krye të vendit më 2016, por u shoqërua me akuza për mashtrime dhe protesta të dhunshme.

Bashkimi Evropian pretendoi se gjeti parregullsi gjatë votimit në krahinën e Haut-Ogooue, e cila njihet si bastioni i Bong, në të cilën ai fitoi 95 për qind të votave, me një pjesëmarrje prej 99.9 për qind.

Në trend Botë

Më shumë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

Evropa
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Amerika
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Kalo në kategori